Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë muajit mars 2013 në pako me ato lokale. Ahmeti këto komente i bëri pas takimit me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino.Â
Ai nënvizoi gjithashtu se brenda koalicionit nuk është biseduar për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se kjo nuk do të ishte mirë për vendin.  "Marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit nuk janë mjaltë dhe qumësht", ka komentuar Ahmeti marrëdhëniet me VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski, por vlerësoi se funksionimi i Qeverisë bazohet në dialog konstruktiv dhe debate.
Ahmeti ka theksuar se do të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat demokratike për të parandaluar miratimin e ligjit për "branitellat", sepse sipas tij, ky ligj është selektiv.
Ahmeti ka theksuar se duhet të ketë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët lidhur me ligjin për përkujdesje institucionale si për "branitellat", ashtu edhe për UCK-në.
Ai ka folur edhe për raportin e progresit nga KE për Maqedoninë. "Miqtë tanë nga Brukseli ia dorëzuan kryetarit Ahmeti raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë dhe shprehën kënaqësinë që për herë të katërt rekomandohet që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Por tash bashkarisht duhet të intensifikojmë akoma më tepër përpjekjet tona për të marrë konkluza edhe më të avancuara gjatë samitit të Bashkimit Evropian në muajin dhjetor. Duhet të vazhdohen angazhimet në procesin reformues me dinamikë të përshpejtuar, të investohet në fqinjësi të mirë me vendet e rajonit duke intensifikuar komunikimin me fqinjët si dhe të prodhojmë stabilitet të mbrendshëm politik", theksoi Ahmeti. (INA)