RTV Zëri · Kryefaqja

PDSH: Qeveria mund ta keqpërdor raportin e KE-së

2012-10-15 · Arkivi historik RTVZIK

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian z.Aivo Orav dhe drejtorin e Drejtoratit për zgjerim z.Stefano Sanino.

Në takimin që u mbajt në zyrat e PDSH-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e BE-së Orav dhe Sanino e kanë njoftuar kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi me përmbajtjen e Raportit.

Pas takimit deklaratë për media dha deputeteja e PDSH-së Merale Yzeiri-Ferati, e cila u shpreh:

“Ne e përshëndesim Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, poashtu e falenderojmë Komisionin Evropian që mban gjallë shpresën te shqiptarët e Maqedonisë dhe për Maqedoninë për proceset eurointegruese, por jemi të shqetësuar për mundësitë e keqpërdorimit që do ti bëjë Qeveria e Maqedonisë në lidhje me Raportin Progresin e fundit. Apelojmë deri te Qeveria që vlerësimet, kritikat dhe mesazhet që vijnë Raportit të Progresit të lexohen drejtë. Pa kompromis me Greqinë për çështjen e emrit nuk ka integrime. Ne si PDSH do të vazhdojmë të jemi konstruktiv drejt proceseve eurointegruese në BE dhe NATO edhe pse jemi të vetëdijshëm që konstruktiviteti jonë mund të jetë shumë i pafuqishëm përballë destruktivitetit të skajshëm të Qeverisë së Maqedonisë”. (INA)