RTV Zëri · Kryefaqja

Grabitjet gjeniale: Kinezët si e transportojnë gazin me qese najloni

2012-10-14 · Arkivi historik RTVZIK

Banorët e provincës kineze Shandong vjedhin gazin natyror dhe deri tek shtëpitë e tyre ate e transportojnë me qese plastike najloni, duke i mbushur në formë të balonave. 

Banorët e kësaj zone skajshmërisht janë të varfër dhe nuk mund të furnizohen me gaz për gatim dhe ngrohje. Ata udhëtojnë disa kilometra larg në zonat ku përpunohet dhe nxirret gazi dhe mbushin qeset e mëdha të najlonëve, duke i mbushur me gaz.

Një mbushje e tillë në një balon mbulon ngrohjen dhe gatimin për një javë. Por, shqetësimi i tyre është se balonat në çdo çast mund të shpërthejnë dhe ka pasur raste kur nga shpërthimi i fuqishëm shumë njerëz kanë fluturuar disa metra në lartësi dhe distanca tjera, duke humbur jetën