Numri i celularëve aktivë në mbarëbotën është më shumë se 6 miliardë, sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.
Kostoja e të dhënave celulare po pakësohet, duke iu mundësuar më shumë njerëzve në vendet në zhvillim aksesin në internet. Vendet si Brazili, Gana, Kenia, dhe Ruanda kanë rritje të dyfishtë në vitin 2011. Kina dhe India kanë nga 1 miliard abonime secila. Në fakt, teknologjia celulare po ndihmon shumë njerëz në vendet në zhvillim të hyjnë të internet. Kostoja e internetit në shtëpi mund të jetë më shumë se 40% e të ardhurave mujore të një familjeje në vendet në zhvillim, por interneti në celularë është më i lirë dhe më i arritshëm, të paktën për paketat e të dhënave të kufizuara. Interneti celular ishte 32% në tërë botën dhe 24% në vendet në zhvillim në vitin 2011. Një studim i kohëve të fundit nga Gartner parashikon se 1 miliard telefona inteligjentë do të shpërndahen në mbarë botën në vitin 2014, dhe nuk përfshijnë telefonat aktualisht në funksion. Të dhënat nga Canalys tregojnë se janë shitur më shumë telefona inteligjentë në vitin 2011 se sa kompjuterë. Dhe Cisco kishte parashikuar që deri në fund të vitit 2012, në botë do të ketë më shumë celularë inteligjentë se njerëz. Korea e Jugut renditet në vendin e 1-rë në botë me ekononimë “më të përparuar” në aspektin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. SHBA renditet në vend të 14-të