Shumë gazetarë shqiptarë janë mbledhur para kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë të ish-të burgosurve. Mes tyre, Gjergj Erebara, Andrea Stefani, Iris Luarasi, Mustafa Nano, Ilir Yzeiri, Enton Abilekaj, Mero Baze, Alban Dudushi, dhe shumë gazetarë të tjerë që mbulojnë grevën e urisë në gazeta e tv. Ata hodhën firmat mbi një tabelë ku shkruhej SOS e që u la te këmbët epolicëve që ishin bërë gardh para shkallëve të kryeministrisë.
Aty janë bashkuar dhe deputetë e politikanë si Pandeli Majko dhe Spartak Ngjela.
Gazetarët më pas janë drejtuar drejt grevës së urisë ku policia fillimisht nuk i ka lënë të kalojnë, pastaj pas shumë kërkesash është lejuar vetëm një përfaqësi e përbërë nga Gjergj Erebara, Artan Hoxha, Lindita Çela dhe një fotoreporter.
Gazetarët protestuan ndaj rrethimit me forca policore të grevës që është një shkelje e rëndë kushtetuese. Gjtihashtu, administrimi nga policia i grevës, përfshirë kontrollin e pijeve, mos-atashimi i një mjeku në ambientet e grevës, pengimi i gazetarëve që të hyjnë brenda, janë të tëra shkelje e dhunime të skajshme tëçdo lloj lirie e kushtetute të vendit.