Dhëndri Pas dasmës çifti i ri drejtohet në hotel për ta filluar jetën e re. Dhëndri i ri i shqetësuar nga ajo që po e pret mundohet pesë minuta për ta futur qelësin në vrimë për ta hapur derën. "Hë", i drejtohet nusja e re, "mirë po na fillon jeta e re, ë!"
Shitësi i mirë Blerësja në arkë të një shitoreje ushqimore: "Dje keni gabuar për 50 €uro zotëri!" "Ëshë dashur të tregoni menjëherë zonjë, tash është vonë!" "Mirë pra, po i mbaj paratë!"
Të dielën mbrëma Shefi i drejtohet sekretareshës: "A keni planifikuar diçka për të dielën në mbrëmje?" Ajo shkëlqen:"Jo zoti drejtor!" "Mirë pra, të hënën mund të vini me kohë në punë!"
Suksesi shkollor Aktori i drejtohet birit të vet në ditën e suksesit shkollor:"Si kalove biri im, çdogjë në rregull?" "Paj, babi, kontrata ime me klasën e tretë u vazhdua edhe për një vit."
Në Hotel Çifti i ri i posamartuar vjen në hotel. "Ju lutem dhomën më të mirë për tri netët e ardhshme", thotë burri. Portieri i pëshpërit gruas së re: "Ju pasket fat zonjushë, zakonisht ky e merr dhomën vetëm për ca orë."
Pedanti Jonuzi takon shokun e tij Ahmetin. Thotë Jonuzi me plotë mirënjohje:"Oh zot, po shihet qartë se je martuar: Pantolla të hekurosura, këpucët shkëlqejnë, hallall të qoftë se paske marrë nuse të vyeshme!" "Po", fshanë Ahmeti, "këto janë gjërat e para që mi mësoi gruaja ime e dashur."
Vullkanizuesi
Vullkanizuesi i posamartuar, e sjell nusën e re në banjo, e mbush kadën plotë ujë dhe i thotë: -"Zhvishu dua të të provoj se je apo jo e virgjër". Nusja zhvishet me habi dhe e pyet: -"Po pse këtu, le të shkojmë në shtrat!?" -"Hyrë në ujë, dhe nëse paraqiten fluskat s'kemi pse të shkojmë në shtrat" - ia kthen ky. Hajni i shkathtë
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë prifti: -"Rrëfehu, dhe të gjitha dyert e parajsës do të happen për ty…" -"S'ka nevojë, nuk ekziston derë që s'mund ta hap unë" - ia kthen hajni.
Gruaja e shpejtë
-"I dashur, pritëm edhe dhjetë minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë pastaj në banket" - i thotë gruaja - burrit. -"Ç'farë shkuarje, bre grua? Unë sapo u ktheva nga banketi!" -përgjigjet ky i habtur. Vetëm tre here
-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?" - e pyet futbollisti gruan. -"Oh i dashur, e do të vërtetën?" - ia kthen ajo -"Po të vërtetën ma thuaj" -insiston ky. -"Mirë atëherë, të kam tradhëtuar vetëm tre herë. Dhe këtë e kam bërë përherë për ty!" - shton gruaja. -"Kur më ke tradhëtuar për të parën herë?" - pyet futbollisti i tronditur. -"A e mba mend kur nuk të donte gjyqtari fare, dhe gati sa s'ta dha kartonin e kuq" - i thotë gruaja. -"Po, më kujtohet" - i përgjigjet ky. -"Menjëherë filloi të të dojë dhe për çdo gabim tëndin e dënonte tjetrin lojëtar. Kjo ishte hera e pare" - i arsyetohet ajo. -"Po mire, po herën e dytë pse më tradhëtove?" -pyet ky -"Po trajneri ytë fare nuk të donte dhe nuk lejonte të hysh në lojë. Fjeta me të dhe filloi të të quaj yll. Të kujtohet?" - e pyet gruaja. -"Po, po… tash po më kujtohet." -përgjigjet futbollisti. Dhe e pyet: -"Po të tretën here kur më tradhëtove?" -"A të kujtohet kur të urente publiku, dhe menjëherë filluat të të adhurojnë ty dhe vetëm ty?" - e pyet ajo -"Po, më kujtohet!" -përgjigjet ky i habitur. -"Ja pra kjo ishte hera e tretë - fjeta me publikun!?" -ia kthen gruaja me krenari.
Ma lanë besa!
-Allahile burro, pse ia le vetit këtë emër e po i nguc njerëzit bajagi si keq? Ngucakeqi: Së pari emrin ma lanë të tjerët e nuk ja lashë vetit; së dyti, unë i nguci mirë njerëzit e jo keq, por ata nuk po kuptojnë se miku që ta kujton të keqen, ta kujton që të mos e përsëritish më. Mirëpo, njeriut tanë po t¹i thuash se këtë punë e ke keq, ai menjëherë ta kthen: ik ore ngucakeq!Å
Kurrë nuk ma kthen fjalën
Një kryetar i një fondi po e lavdëronte nënkryetarin e vet: -Është burr i mirë, dhe që mbi gjashtë muaj që e kam nënkryetar, kurrë nuk ma ka prishur për asnjë vendim dhe nuk ma ka kthyer fjalën mbrapsht asnjëherë! -Ju them të vërtetën se ua kam lakmi, -ia priti bashkëbiseduesi, por nuk e kam të qartë se pse ju e shkarkuat nënkryetarin tuaj? -Sepse për 6 muaj rresht ai në zyrën e vet ishte vetëm një herë, ishte vetëm atë ditë kur u konstituua drejtoria e fondit! Si paske mundur t¹i numërosh
Qenët
Në një ndejë dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dëgjuan të lehura të ashpra qenësh? Pasi pushuan së lehuri qenët, priti e foli njëri: -Burra, para dy ditësh, herët në mëngjes sa nuk më kanë bërë copë e grimë tre qenë! Priti e foli njëfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua që besa para një jave desh më shkyen nja 25 qenë! -Nuk po habitem se si paske shpëtuar, -ja priti tjetri, -sa po habitem se si paske mundur t¹i numërosh aq sakt në gjithë atë rrëmujë...
Ku e ka birën?
Dy shokë e bëjnë plan t¹ia vjedhin njërit një bletë. Shkojnë në një natë të errët deri sa binte një shi i imët dhe afrohen te shtëpia. Njëri bën roje te dera, kurse tjetri shkon që të sheh nëse ka fjetur i zoti i shtëpisë? Ky,deri sa qëndronte afër dritares dëgjon të zotin e shtëpisë tek vente për një çështje bast me të shoqen. Ai që do ta humiste bastin, do ta mirrte tjetrin në shpinë nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja e të zotit të shtëpisë e fitoi bastin, e vuri një mbulesë të bardhë mbi kokë që mos ta lagë shiu e fiku dritën, i hipi tshoqit në shpinë dhe dualën në oborr për të shkuar në dhomë të fjetjes. Shoku që bënte roje tek dera e oborrit, kur e pa se diçka bardh po lëviz në oborr, mendoi se shoku i tij po vije me bletë në shpinë të mbështjellur në mbulesë të bardhë dhe vrapon që ta ndihmojë. Kur i ofrohet në errësirë nga mbrapa, ja futë duart dhe e pyet se ku e ka birën, duke menduar për birën e kosheres së bletëve. Në atë moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi i hutuar nga pyetja që e dëgjoi, ia kthen: -Po të kujë bir lyp ti he n.... dhe nxjerr koburën. Ky nga frika merr ikën, shpërthen avlinë e drejt e n¹gjiriz.
Nuk është takuar kurrë me ariun
Një bari kishte shumë dele dhe për çdo vit i qitte në bjeshkë. Me vete e mirrte edhe qenin, të cilin e lavdëronte shumë si të shtirë. Një ditë qeni kishte marrë vrapin dhe ulërinte nga frika. Sa nuk ju fut bariut nën gunë! - Çka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetër. -Nuk e di besa! Tek po e shohin një ari në përrua... - Aaaa, që besa nuk paska faj, nuk është takuar kurrë më parë në ari, prandaj...
Eh, sikur ti kishte patur katra!
Shkon njëri mysafir te një mik i veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe për darkë rastësisht paskësh qëlluar pulë. I zoti i shtëpisë ja ndau një këmbë të pulës mysafirit dhe nga një pjesë mëshkujve të vet. Mysafiri e përlau. I zoti i shtëpisë ja dha edhe pjesën e vet - këmbën tjetër të pulës mysafirit.Mysafiri e përlau edhe atë dhe po shikon a ka më. I zoti i shtëpisë po i thotë: -Lum miku pula veç dy këmbë i ka, e ti të dyja i hëngre... -Eh, sikur t¹i kishte katra, Âja priti mysafiri.
Lepuri i Rrafshit
Takohet një ditë lepuri i malit me atë të rrafshit: -He, si je?, -po e pyet lepuri i malit atë të rrafshit. -Mirë besa, jetojmë në lakra dhe nuk ia kemi nevojën fort vrapit, aty ngopemi në lakra e aty strehohemi. A vjen edhe ti që ta provosh? ÂHaj se po vie, i tha lepuri i malit. Kur ranë në Rrafsh e u futën në lakra. Lepuri i malit po i dëgjon zagarët duke lehur, aty afër njerëzit duke biseduar e fëmijët duke lozur. U tremb dhe po i thotë këtij lepurit të rrafshit: Unë ika zotëri, sepse nuk jam aq i marrë sa ta shes lëkurën time për një lakër!
S'ka gajle djalo
Një djalë i ri me flokë të gjata, syza të errta mbi sy, dy-tre zingjirë në qafë e përplot sylejbena tjera, u fut në autobus me një krekosje si të gjelit. Ai duke ecur ashtu rëndë e rëndë e shkeli me takën e këpucës në këmbë një plak. -Oh, bëri plaku i gjor. Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Më falë axho! Plaku sikur deshi që ta shfajësoj djaloshin ia ktheu: -S¹ka gajle djalo. Jam mësuar me më shkelë gjaja!....
Ti sonte unë nesër!
-Do të vi sonte tek ti, po i thotë një i ri fqinjit të vet, i cili kishte një vajzë të bukur. Hajde se që besa qefin ma bënë, -ia kthen ai djaloshit. Ti eja sonte e unë do të vie menjëherë nesër ja ktheu ky, sepse edhe ky e kishte të ëmën të ve! Djaloshi e diktoi, dhe i tha: -A di çka? As mos eja e as nuk po vi!...
Besa unë nuk e paskam njohur!
Në një tubim përkujtimor për dëshmorin e kombit, Afrim Zhitinë, filluan të flasin disa veta, dhe secili që fliste për të i dilte shok i afërt e bashkëveprimtar i pandashëm. -Fole edhe ti një fjalë Mehmet, se me Afrimin keni qenë nja një vit bashkë në dhomë, në burgun e Pozharevcit dhe ke vepruar me të, -i tha një shok. -Qe besa mor burrë, -ia ktheu Mehmeti, -unë Afrimin e kam njohur, por shumë prej këtyre që po flasin për të nuk i paskam parë kurrë! Ja nuk e kanë njohur këta, ja unë nuk e kam njohur!
Dera e hekurit...
Si pasojë e demonstratave të vitit 1981, pushteti në fuqi burgosi shumë të rinjë. Mirëpo, një i dënuar jo i rahatshëm bënte probleme me shokë dhe hyqymeti ja ndërronte dhomat e burgut shpesh. Kështu kishte rënë që të rrinte me shumë shokë. Kur dolën nga burgu, ai me kë takohej i prezentonte: -Ja, këtë e kam patur shok dhome në burg...! -Qe besa, -ia priti njëri që kishte hequr të zitë e ullirit me të, -në një dhomë kemi qenë, sepse dera e hekurit e mbrapa mbyllë me dry e s¹kisha nga të shkojë, se shok ti me mua kurrë jo!
Do të vi tek ti....
U takuan dy të njofshëm, të cilët edhe nuk duheshin aq shumë: -Eh, sa mirë që u takuam, po i thot Ramushi shokut të vet. E kam ndërmend që të vie te ti e të rri nja një javë, e di që je mikpritës dhe besoj se çehreja nuk të luan për këtë. -Besa çehreja nuk më luan mor shoq, veç zemra ka me më kop për një javë sa do të rrish ti, -ia ktheu shoku!
Kam frigë
Një Xhaferi kishte patur shumë qurana, por nuk ia prente asnjë kujt. Një ditë takohet me një Muharremin, dhe po i thotë: -Allahile a po del një natë e bajm muhabet. -Qe besa isha dalë me gjithë qef, -ia ktheu Muharremi, por po kam frikë se po na hanë ata quranat tu!
Ende s'ma ka ba punën me vra!
Një ditë tregu një djalë i ri, se çka ishte ngatërruar me një milic të Serbisë, dhe milici ia kishte zdritur shapulla e ky shoqi vetëm po e shikonte milicin e nuk po rezistonte. Një shok i tij kaloi aty pari dhe duke e ditur se Naimi e kishte koburën në brez po i thotë: Naim, nxire atë virane, se të sosi shapulla! -Jo, jo, ende nuk ma ka bërë punën me vra, -ia ktheu Naimi!
Mua nuk po më duket keq!
Shkon një i Drenicës në konak te Sali Bajrami në Duzhne të Gjakovës. Aty u mblodhën nja 30 burra për ta takuar drenicasin: Kishin shtruar raki e meze dhe ia krisën muhabetit. Mirëpo, ky i drenicësi nuk i dinte rregullat e vendit? Aty duhej ngritur dollinë dhe me marrë edhe nga pak meze. Mirëpo, ky ngaqë e kishte marrë uria e nga që nuk e dinte si shkon rregulli i rakisë,ja krisi mishit të pjekur për shtatë palë qejfe. Një i moshuar që e thërrisnin bacalok po i thotë: -Ti shoq, turrju nga pak edhe rakisë!... Të falemnderit, se mua nuk po më duket keq, unë po i turrem mishit sipas zakonit tem e ju turrnju rakisë sipas zakonit tuaj! Kështu, nuk po dalim sojit as njana palë!...
Është dashtë me e nxeh pak
Njëri ishte bërë merak shumë pas një gruaje të huaj dhe për ditë e më shumë gjente shkas dhe i vardisej. Ajo edhe e humbi durimin një ditë dhe ja dha disa shpulla këtij burrit të zi! Ky, tek po i ankohet një shokut të vet se nuk po mund ta bëjë për vete një grua, ai i tha: -Po ti nxeje pak he burr! -Besa aq e kam nxe një ditë, sa m¹i dha tri shpulla, -ia ktheu ai...
Pse nuk po martohesh?
Dy shokë të studimeve, të cilët nuk ishin parë mbi dhjetë vite, u takuan dhe po bisedojnë. Njëri e pyeti tjetrin për grua e fëmijë. Jo, -tha ai, ende nuk jam martuar! -Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi. -Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi për grua një vajzë të virgjër, të urtë,simpatike, me fakultet të kryer, të ketë makinë, të ketë shtëpi, pasuri, të jetë e vetme në familje... ja pra për këtë nuk jam martuar, sepse pres një fat të tillë!... -Qe besa me e gjet një vajzë të tillë edhe unë e kisha marrë, ani pse i kam katër fëmijë mor shoq, -ia ktheu shoku.
Shkarkoi këta gomar!
Një mahitari të Rezallës (Drenicë), ja kishin mësyer nja 6 -7 burra të lagjës, për të pirë çaj dhe për t¹ia humbur ditën. -Duam me ardhë tek ti e me pi çaj, -po i thonë. -Po nuk kam çaj as sheqer, -ua ktheu ky. -Ja shitorja dhe i blejmë. -Nuk kam as dru! -Edhe ato i sigurojmë, -i thanë ata dhe ia mësyen një gardhi. Pasi që ky nuk kishte rrugëdalje tjetër, ua hapi derën dhe po i thërret të shoqes, -oj ti grua, na e ve gjygymin për çaj gjer sa t¹i shkarkoi unë këta gomar me dru!
I mora dy qe!
Një fshatar del në treg për të blerë gjëra të rëndomta. Aty takohet me dy miq të vjetër, të cilët i thonë se sonte jemi në konak te ti. Ma tepër për dhunë! -Ani mirë se të vini ua ktheu ai. Shkuan në shtëpi, dhe pasi që hangrën darkën, zunë e po bisedojnë me³spirra². A bleve gjë në pazar, -po e pyet i zoti shtëpisë. Po, i bleva dy qe, -ia ktheu ai (duke aluduar në dy mysafirët) -A ishin hiq të majm?, -po e pyet prapë ai. -Besa, njani nom e tjetri ma i lodht... Njëri nga mysafirët duke e kuptuar hilen po ja kthen: -Besa mirë boll, atë të majmin e preni për pasterëm e atë të lodhtin line se nga pranvera kthen dhe ua eth lopët!
E kishte patur një dhëmbë të dukatit
I zoti shtpisë një Kabash, ia jep të vëllait, Veselit, një lopë për ta shitur në treg, dhe i thotë: -Mos e jep nën këto pare! Veseli e merr lopën e shkon në Vushtrri dhe e shet. Kur kthehet në mbrëmje pa lopë, i vëllai gëzohet që Veseli e paska shitur lopën dhe e pyet: -Sa e shite? -Sa më the valla! -Eu hallall të qoftë! Po, a me pare në dorë, a veresie? -Jo valla, veresie! Ju prish pak qefi, po çka të bënte? -Po sa kohë duhet pritur? -Nja dy javë, ia ktheu Veseli. -Eh, shumë mirë, s'koka vade e gatë. Po kuj ia shite, kush ke ai që e muar,a kah ke, a?, -po e pyet i vëllai të vëllanë. U ndal Veseli e po mendohet. kishte harruar fare me e pyet blerësin se kush ishte! -Vallahi nuk e di kush është ai, -ia ktheu! -Heu gomari i gjallë, po ti na e paske humbur lopën mor. -Jo, jo, kadal se mbase e mbaj në mend se e kishte patur një dhëmbtë dukatit...