RTV Zëri · Kryefaqja

Pushimet verore, ku?!(..dhe disa baracaleta të tjerë)

2012-10-12 · Arkivi historik RTVZIK

Pushimet verore, ku?! Biseda në byro. "Ku ishit këtë vit në pushim?" - "Nuk e di - fotografitë nuk i kemi zhvilluar ende."

Autostrada Njëri peshkoi nga uji një shishe-postë nga e cila doli një fantazmë. "Faleminderit që më lirove", -thotë fantazma, "ti e ke një dëshirë të lirë." "Ma ndërto një autostradë nga Tirana në Berlin." "Unë jam vetëm një fantazmë e vogël, kjo është e vështirë për mua. Kërko diçka tjetër." Mbasi mendoi një kohë njeriu i tha: "Më bën që ti kuptoj gratë." "Okay", tha fantazma, "Si ishte puna e autostradës? Katërvijshe?

Lejleku Zana e vogël pyet nënën e saj: "Mami a është e vërtetë se mua më solli lejleku?" "Po ashtu është!" -ia kthen nëna e saj. "Po ty mami, të solli edhe ty lejleku?" "Po edhe mua"-iu përgjigj e ëma. "Po gjyshen" -pyet prapë Zana. "Edhe gjyshen e solli lejleku!" -përgjigjet prapë nëna e Zanës. "A ha"-pëshpërit Zana duke shkruar në fletoren e saj "Në familjen tonë më se tri gjenerata nuk ka pasur lindje normale" -shkruan ajo.

Microsoft-i në kodër Tre bashkëpuntorë nga Microsoft-i udhëtojnë së bashku në një automobil, një nga reparti Hardware, një nga Support (ndihma-udhëzime teknike) dhe njëri nga reparti Sofware. Ata lëshohen nga një kodër një tatëpjete të madhe, shpejtësia e tyre rritet çdoherë e më tepër dhe dikur e shohin vehten në livadh rreth rrugës. Ai nga Hardware-i: "Plotësisht e qartë, frenat nuk janë në rregull." "Jo, krejësisht e logjikshme, është faji i udhëzimit për përdorim"- ia kthen ai nga Support-i.. Pas pak lajmërohet i treti nga Software: "Ah, ende nuk është asgjë e sigurtë, së pari e rikthejmë automobilin në rrugë dhe shohim a po përsëritet gabimi!"

Shoqet Bisedojnë dy shoqe: "Burri im është një engjull" -thotë njëra. " Ti ke fat" -ia kthen tjetra. "Burri im është ende gjallë"

Dashuria "Ah," pëshpëret ai, "dashuria është gjë e mrekullueshme." - "Ashtu është",- ia kthen ajo, "por edhe me ty nuk është keq"

Bjondinat Bisedojnë dy bjondina. "Dje isha te mjeku për të bërë testin e shtanzënisë". - "Edhe?" - pyet shoqja e saj me interesim. "A ishin pyetjet e vështira?"

Në Gjyq Gjykatësi e pyet të pandehurin i cili akuzohet për plaçkitje me vrasje: "A e njihni këtë thikë?", pyet gjykatësi dhe tregon thikën me të cilën është mbytur viktima. - Jo se kam parë kurrë!" -"Ju e mohoni do me thënë? Mbylleni!" Mbas dy ditësh gjykatësi e merr prapë në pyetje të paraburgosurin dhe duke ia treguar thikën e pyet: "Tani e njihni këtë thikë?" - "Po, zotri gjykatës." - "Më në fund po e pranoni a? E kam ditur, prej nga e njihni këtë thikë?" - Zotri gjykatës, ju vetë ma treguat herën e kaluar."

Ndihma në trafik Plaka i lutet voglushit: " A mund të më ndihmosh ta kaloj rrugën djalosh? " - " Po, por duhet ta presim dritën e gjelbër." - " Ah, në të gjelbër e kaloj unë rrugën vet !"

Detyrat shtëpiake Fatoni i bën detyrat e shtëpisë dhe e pyet nënën e vet: "Mami si shkruhet ,unoj`?" - " Ti don të thuash ,punoj` apo ?" - "Jo, ,unoj` , se shkronjën ,p` munda vet ta shkruaj !"

Fajtor apo jo? " I pandehur, pse papritmas e tërhiqni pranimin e fajsisë suaj?", habitet gjykatësi. - "Avokati im më bindi për pafajsinë time!"

Karatisti pa diplomë "A është e vërtetë se djali yt me një shqelm e rrëzoi një lis?" - "Po, ai shkeli pedalen e gazit në vend të frenave!"

Pyetje kimike "Meritë, në dorë e kam një monedhë metali. Sikur këtë ta hedh në një gotë me acid, a do të shkrihej ajo?" - "Jo profesor, përndryshe nuk do ta hidhnit aty!"

Te dentisti Dentisti:"Kaq shumë me të vërtetë nuk ka nevojë ta hapni gojën." - "Mendova se ju duhet shumë vend për gjithato instrumente tuajat, zotri mjek." - "Po n`rregull, por unë rri përjashtë!"

Blerësi i vogël Te Pemëshitësi. "Xhaxhi të lutem 5 kilogram patate - por nga ato të voglat se nuk mund të bartë shumë rëndë."