RTV Zëri · Kryefaqja

Çohu: Zjarri në RTK, fshehje e manipulimeve

2012-10-09 · Arkivi historik RTVZIK

Organizata Çohu ka zhvilluar sot një aktivitet kundër keqpërdorimeve në Radio Televizionin Publik të Kosovës RTK-në.Drejtuesi i lëvizjes Çohu, Avni Zogiani tha se, RTK-ja që prej fillimit është projektuar si një televizion që do t’i shërbejë vetëm pushtetit, qoftë atij vendor, apo atij ndërkombëtar.Sipas tij, ky televizion është zhvilluar në mënyrë jo-konkurruese në raport me televizionet e tjera, duke u mbajtur kështu si monopol në ndikimin e opinionit publik.“RTK-ja, sikur edhe politika në Kosovë, do të shërbente për ta fabrikuar “të vërtetën” dhe kjo s’ka se si të arrihet ndryshe përveçse nëpërmjet korrupsionit.Menaxhmenti i RTK-së, në shkelje të ligjit, sipas raporteve që kanë dalë në vazhdimësi, por sidomos në javët e fundit, del me dyshime të forta për korrupsion.  Mbrëmë gjatë natës është njoftuar se në ndërtesën e RTK-së ka rënë flakë. Ky zjarr mund të ketë shkatërruar evidenca potenciale që mund të provonin manipulimet e bëra në tërë këto vite në RTK”, deklaroi Zogiani.

Organizat Çohu thotë se, raporte të ndryshme tregojnë për përfshirjen e dyshimtë të menaxhmenti të RTK-së në transaksione të dyshimta financiare me qeverinë, por edhe me sektorin privat, përkatësisht produksionet e jashtme që kanë pasur kontrata jo-ligjore me televizionin publik.

“Shpërthimi i zjarrit është njëkohësisht shpërthimi i Kutisë së Pandorës që potencialisht mund të zbulonte manipulime të mëdha me paranë publike. Është momenti i fundit që organet e drejtësisë të kthejnë sytë kah ky institucion që deri tani ka gëzuar imunitet për shkak se ka qenë i mbrojtur nga politika”, vlerëson “Çohu”