Ashtu edhe siç pritej, debati i sotëm për mocionin e votëbesimit të Qeverisë Gruevski kaloi me akuza në adresë të partnerëve të koalicionit. Opozita akuzoi kryeministrin për nxitjen e marrëdhënieve ndëretnike  për zhvillimet e fundit me përkuljen e ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi dhe oficerëve të ARM-së para dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, me emërtimin e shkollave në Çair dhe propozim ligji i branitellave. Deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli nga ana tjetër tha se simbolika e datës së mbajtjes së mocionit për votëbesimin e Qeverisë është fakti që në këtë datë para disa viteve në mënyrë të dhunshme është ndërruar pushteti i Millosheviqit në Serbi, duke shtuar se pushteti I Gruevskit i ngjanë shumë atij të Millosheviqit.
“Nëse kërkojmë simbolikë, sot z. Gruevski ka rënë Millosheviqi, politikani me qeverisjen e të cilit keni më shumë ngjashmëri, 5 tetori i lumtur për Serbinë dashtë Zoti edhe për Maqedoninë. Ishte mëngjes kur Maqedoni e fitoi statusin e kandidatit në vitin 2005, pas sjelljes së vendimit, kryeministri i Britanisë, Toni Bler atëherë ish-kryesues i vizionit për Evropë dhe Evropë të bashkuar i tha Maqedonisë, po citoj  është  pjesë e rëndësishme e atij vizioni. Sot për shkak të politikës së papërgjegjshme të qeverisë suaj, Maqedonia është larg nga ai vizion†, tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së
Pas pauzës një orëshe i pari që mori fjalën ishte deputeti Andre Petrov, i cili kritikoi ashpër partnerët e koalicionit se po luajnë në shtyllën më të ndjeshme atë të marrëdhënieve ndëretnike. Petrovit i replikoi lideri i BDI se Ali Ahmeti, i cili tha se retorika e LSDM se është e frikshme dhe na kthen prapa në vitet e para konfliktit. Andaj bëri apel për kujdes në raportet ndëretnike. kundërpërgjigjet Petrovi, duke theksuar se Ahmeti replikën duhej drejtuar Gruevskit dhe jo LSDM - së
“Sot ndëgjova këtu nga  deputet të LSDM-së deklarata të frikshme, deklarata që nuk bëjnë thirrje për paqe, qetësi, harmoni midis komuniteteve, por bëjnë thirrje për polici, për komandë. Të nderuar kjo është e frikshme sepse na kthen në vitet e 90 kur shqiptarët kërkonin shkolla ato mbylleshin me polici, dhunoheshin shqiptarët. Kur ata kërkonin simbolet kombëtare, zgjidhja ishte kemi policinë që të intervenojmë sepse jemi të fortë. Maqedonisë është e gjithë neve, ky është vendi ynë, ky është shteti ynë, kujdes, kujdes, kujdes, me marrëdhëniet ndëretnikeâ€, tha Ali Ahmeti,kryetar i BDI se
“Mund të konstatoj se e gabuat adresën, atë kritikë duhej t’ia adresoni Nikolla Gruevskit. Atë që e thatë për LSDM, në fakt duhej ta thoni për VMRO-në. LSDM asnjëherë nuk ka bërë thirrje në shkeljen e ligjeve, përkundrazi gjithnjë është përkushtuar për respektim të denjë të ligjeve. LSDM ja asnjëherë nuk i ka tensionuar marrëdhëniet ndëretnike, përkundrazi është angazhuar për raporte të mira dhe stabile ndëretnike’, tha Andrej Petrov, LSDM
Deputeti i BDI-së Arben Llabënishti tha se koncepti politik i LSDM-së është kthyer në konceptin e politikës maqedonase para vitit 2001.
“Kujtoni ngjarjet e bit pazarit, Ladorishtit, themelimit të UT-së, komunës së Gostivarit. Prononcimet e juaja për dy ngjarje të periudhës së fundit, asaj të Sllupçanit në qendër të së cilës është ministri Besimi dhe ngjarjet emrave të shkollave Të çairit ti paraqisni si diçka shumë tragjike, jo përkundrazi. Veprimet e Sllupçanit dhe ata të ndërrimit të emrave të shkollave në çair, ato veprime janë veprime më vizionare, më të qëlluara dhe domethënëse, në përputhshmëri me konceptin dhe principet e demokracisë të shtetit multietnik të cilin ne po përpiqemi për ta ndërtuarâ€, tha Arben Llabunishta, deputet i BDI-së
“Juve të BDI-së turp t’ju vjen, ku jeni ju ti mbroni shqiptarët. Ju keni legjitimitetin ti mbroni ata.  A keni zv.ministër të brendshëm shqiptar, shqiptarët sot rrihen në autobusë, shqiptarët dje u vranë nëpër burgje, shqiptarët tërhiqeshin zvarrë gjatë aksionit policor ‘Monstra’ ndër ta gra, fëmijë dhe pleq, shqiptarët ofendohen për çdo ditë nga huliganët maqedonas me paratë e Qeverisë, shqiptarët vriten nga policia, ku jeni ju?.  Mos u frigoni se do tua marrim kolltuqet, mirëpo kërkojmë nga ju që ti mbroni shqiptarët†, tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
“Nga viti 1991 partitë politike maqedonase kanë pasur në politikën e tyre gjithmonë  premisa nacionaliste dhe kundër shqiptare. Mirëpo këto premisa nacionaliste kundër shqiptare sot po vërehen se kanë qenë pesë e politikës së LSDM-së kurse premisat e politikës ultra-nacionaliste kanë qenë dhe janë pjesë e VMRO-DPMNE-sëâ€, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
“Për çka duhet të votojmë sot, kundër çkalit duhet të votojmë? A nuk punon Qeveria, a nuk janë të angazhuar ministrat me 15 orë punë, a nuk janë të vërtetë 2300 projekte që tashmë janë realizuar në Maqedoni. E gjithë kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se i rritëm pensionet, i rritëm subvencionet të cilat në kohën tuaj edhe nuk ekzistoni, ndërtuam 650 kilometra rrugë në Maqedoni, i zvogëluam tatimet, e zvogëluam TVSH-në, ndërtuam 30 shkolla të rejaâ€, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së.Â
“Cili do të jetë rezultati i kësaj loje që bëni ju si mazhorancë? Lulet e Fatmir Besimit dhe Musa Xhaferit, janë lulet e mjerimit, janë lulet e të pastrehëve, janë lulet e fëmijëve pa prind, janë lulet e urisë, ndërsa ligji i VMRO DPMNE-së është ligji i parave për branitellat, është ligji i shtëpive për fëmijët e tyre dhe familjeve të tyre, është ligji i shkollimit pa para për ata,  i bursave, deri ku çon kjo sjellje jashtë institucionale, një gjë mund të them për të dy palët, pa ju dalluar asnjërin, që të dy jeni horra të pa parë, sepse i veni fëmijët për përfitime politike, ju nuk ngurroni të mbyllni paralele për të tregu se sa burra jeni, por ju jeni gjithë burreca, sepse kur merresh me fëmijë quhesh burrec nuk ka se si quhesh ndryshe, ju jeni horra të dyja palëtâ€, tha Ziadin Sela, deputet i PDSH-së.
Kryeministri Gruevski me ekspozenë e tij është paraparë të paraqitet në ora 23 e 20. Pra vetëm 40 minuta para kohës kur duhet të votohet për mocionit e votëbesimit të Qeverisë. Shkëlzen Aqifi