2012-10-05 · Arkivi historik RTVZIK
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur në orën 12:30 pas urës "Kombet e Bashkuara" në lagjen Karposh 4 të Shkupit midis dy grupeve.
Sipas informatave të MPB-së, janë lënduar J.E.(16), V.G.(66) dhe A.M.(23) të cilët janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori".
Policia arrestoi nëntë persona dhe punon në konfirmimin e pjesëmarrësve dhe motivet për incidentin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika të cilat janë dërguar për ekspertizë.