RTV Zëri · Kryefaqja

"Komitëve" u ndalohet të udhëtojnë në Tetovë

2012-10-05 · Arkivi historik RTVZIK

Tifozëve të Vardarit, “Komiti” i është ndaluar të marrin pjesë në ndeshjen derbi të javës së nëntë mes Shkëndijës dhe Vardarit që është programuar për të dielën në ora 15:00, në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Ndalesa për udhëtimin e tifozëve mysafirë është sjell nga ana e komisarit për gara në FFM, Vasko Dojcinovski, dhe në konsulltime me policinë lokale të Tetovës.

Ndeshja që është e shpallur me rrezik të lartë me vete sjell edhe mundësinë për incidente dhe kjo ëshët arsyeja e vendimit nga komisari. Kjo është hera e dytë që gjatë këtij sezoni tifozë mysafirë ndalohen të udhëtojnë në Tetovë, pasi kjo u ka ndodhur edhe tifozëve të Teteksit, “Vojvodi” në ndeshjen me Shkëndijën.