2012-10-03 · Arkivi historik RTVZIK
Ushtria e Turqisë ka hapur zjarr artileik në caqe në Siri dhe në këtë mënyrë ia ktheu me granata sulmit të sotëm që forcat e Asadit bën ndaj qytetit kufitar turk Akçakale, me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona, njoftoi sonte kryeministri Rexhep Erdogan.
Në komunikatë thuhet se artileria turke veproi “në caqe në Siri pas analizës me radarë” dhe se e tëra u krye në përputhje me procedurën e parashikuar për situata të tilla.
Zëvendëskryeministri turk Bulent Arinç deklaroi sonte se integriteti territorial i Turqisë është prekur në disa raste në kufi me Sirinë, por që sulmi i sotëm artilerik i qytetit turk ishte “pika që e mbushi kupën”.