RTV Zëri · Kryefaqja

Suedia ka ndihmuar Kosovën në rrugën drejt pavarësisë

2012-10-01 · Arkivi historik RTVZIK

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u prit sot nga ministri i Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt.Kryeministri Thaçi gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Bildt falënderoi atë për mbështetjen personale për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe gjithashtu edhe për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

“Pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, Kosova është edhe më shumë e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim në BE. Jemi duke pritur rekomandim pozitiv të Raportit të fizibilitetit nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen për Asociim dhe Stabilizim, si dhe vlerësim pozitiv për përmbushje të kritereve që dalin nga udhëzuesi për liberalizim të vizave”- theksoi kryeministri Thaçi në takim