“Ra ky mort e u pamëâ€!. Me këtë fjali shqiptarët e komentojnë një të vërtetë (qoftë  pozitive ose negative) që del në shesh, dhe rreth të cilës kanë ekzistuar dilema më parë. Me këtë fjali me siguri do të komentohet edhe e vërteta, që do të dalë në shesh pas votëbesimit (interpelancës) të Qeverisë që do të bëhet gjatë kësaj jave. Interpelanca do të nxjerrë në shesh shumë të vërteta që kanë ekzistuar deri tani, por që ndoshta kanë qenë të paqarta për opinionin. Do të bëhet e qartë nëse përkulja para varrezave të UÇK-së ka qenë akt i sinqertë (pse vallë ky akt nuk ndodhi vitin e kaluar kur ishte jubileu dhjetëvjeçar i luftës?), ose vetëm një akt për të rimëkëmbur rejtingun e luhatur.
Pas interpelancës do të bëhet e qartë nëse “maratonistët†me të vërtetë kanë qëllim të bëhen kampionë, apo qëllim të vetëm e kanë të sillen  rreth një boshti të paramenduar për rritjen e rejtingut. Ata munden edhe më tej të vazhdojnë të sillen rreth këtij boshti, mirëpo shqiptarët nuk do të kenë më marramendje nga kjo sjellje pa qëllim.
Pas interpelancës nuk do të ekzistojë më komoditeti për të shfrytëzuar të gjitha beneficionet që i ofron pushteti në njërën anë, dhe njëkohësisht për të përfituar pikë politike duke kritikuar Gruevskin për të “gjitha të zezat†që u ndodhin shqiptarëve.
Së paku këtë komoditet nuk do ta kenë funksionarët shqiptarë që na përfaqësojnë, kurse për joshqiptarët, s’ka rëndësi.
Pas interpelancës do të shlyhet edhe “vula e PDSH-sëâ€, që po ekzistuaka në projektin “Shkupi 2014â€. Do të bëhet shumë e qartë se kush qëndron prapa këtij projekti, duke përkrahur buxhetet vjetore që miratohen për ndërtimin e tij. Do të del në shesh se është i rrejshëm respekti ndaj “vulës së PDSH-sëâ€, i atyre që nuk respektojnë vendimet e veta për tërheqjen e Enciklopedisë nga shitja ose për ndërtimin e rrugës Likovë-Haraçinë që u shkurtua me rebalancin e buxhetit.
Nëse epilogu i kësaj interpelance është pozitiv, do të bëhet e qartë edhe një e vërtetë e madhe – se politika nacionaliste maqedonase (me automatizëm antishqiptare) s’është vetëm koncept i VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, por edhe i atyre që thonë se janë shqiptarë dhe përfaqësojnë shqiptarët në Qeveri.
Sidoqoftë paralajmërimi i kreut Socialdemokrat (LSDM-Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë) Branko Cërvenkovski, nëpërmjet interpelancës për Qeverinë Gruevski, partitë shqiptare, sidomos atë në qeveri BDI-në, do ta vë në sprovë serioze: Ta mbështesë BDI-ja apo ta braktis qeverinë Gruevski? Rasti i këtillë, më shumë se një “rebelim†ndaj politikës së Gruevskit, paraqet mundësi ideale - nëse partitë shqiptare kanë vërtetë fuqi për t’ia ‘tërheq veshin’ kryeministrit, i cili realisht me politikën e tij provokuese e nxitëse, nivelin e marrëdhënieve ndëretnike e ka ulë si asnjëherë më parë, pas viti 2001. Përveç kësaj interpelanca do të jetë edhe një mundësi për t’u dëshmuar pjekuria dhe vetëdija kombëtare, ose të paktën të shpaloset një përpjekje serioze për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur, që u fitua gjatë 2001-shit. Simbolika e goditjes së Qeverisë Gruevski, do të jetë edhe një përgjigje dhe mesazh për të se: Shqiptarët e këtushëm nuk lejojnë anashkalimin e tyre nga institucionet e sistemit, kur bëhet fjalë për interesat e tyre qytetare, në veçanti atyre që kanë parashenjën kombëtare.
Ose, nëse thjeshtësohet pak a shumë, interpelanca do të ketë këtë dilemë ose mesazh: A E MBËSHTESIN SHQIPTARËT POLITIKËN E NIKOLLA GRUEVSKIT?