Duket se autor i ekzekutimit të liderit të Libisë Muamar Gadafi ka qenë një agjent i huaj dhe jo anëtarët e Brigadave Revolucionare. Pamjet që shokuan mbarë botën, ku mbeti i vdekur Gadafi i përkasin 20 tetorit të vitit të shkuar dhe u zhvilluan në periferi të Sirtes. Nuk është hera e parë që në Libi, vihet në dyshim versioni zyrtar i vdekjes së Kolonelit, por tani është vetë Mahmud Xhibril, ish-kryeministër i Qeverisë së tranzicionit, i cili hedh një tjetër pistë për atë që e quan “komplot i organizuar nga një shërbim sekret i huaj”. "Ishte një agjent i huaj, në mes të Brigadës Revolucionare, ai që vrau Gadafin", u shpreh Xhibril, gjatë një interviste për një televizion egjiptian në Kajro, ku ndodhet për të marrë pjesë në një debat për Pranverën Arabe. Alsat-M
2012-09-29 · Arkivi historik RTVZIK