Ish-koordinator i Paktit për Stabilitet i Evropës Juglindore, Erhard Busek, beson që ndarja e Kosovës nuk është zgjedhje përfundimtare. Ai ka thënë se Serbia para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet sa më pare të ngritët në nivelin më të lartë politik, kurse në fund të këtij procesit duhet të gjendet zgjidhja përfundimtare për të dalë nga qorrsokaku i Kosovës. Sipas meje, kjo nuk do të mund të ishte ndarja e Kosovës. Beogradi dhe Prishtina në përgjithësitë janë për atë, por duhet të bindet Brukseli që edhe një herë të ndryshohen kufijtë në Ballkan”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Busek ka sugjeruar se për të dalë nga situate e tanishme bllokuese mund të arrihet një lloj marrëveshje “Dejtonit për Kosovën”, në të cilën bashkësia ndërkombëtare, para se gjithash BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia, do të ishin garantues të saj.