RTV Zëri · Kryefaqja

Banorët e Tearcës protestojnë kundër prerjes së malit

2012-09-21 · Arkivi historik RTVZIK

Banorët e fshatit Tearcë kanë protestuar sot para objektit të komunës kundër prerjes së drunjëve në malin e tyre nga një firmë private e cila përveç që shkatërron malin, dëmton edhe sistemin e ujit nga prerjet e mëdha. Ndërmarrja ‘LESHNICA’ aksionin e prerjes së drunjve e ka nisur pas fitimit të tenderit nga Pyjet e Maqedonisë.

“Më katastrofale është se kjo ndërmarje kryen prerjen e drunjëve në mënyrë jo të drejtë , ata do kryejnë prerje të pastër dhe do dëmtojnë malin tonë, e kjo do ndikoj negativisht dhe do ketë pasoja katastrofale si mungesë e ajrit të pastër, dëmtimi i hapësirës së gjelbërt, erozioni i tokës dhe të tjera. Nëse kërkesa jonë nuk merret parasysh dhe nuk ndërpritet prerja, ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për pasojat nëse ndodhin”, tha  Nedim Mediu, këshilli organizativ i protestës. Banorët e revoltuar nga ky akt, thonë se nëse Komuna nuk merret me zgjidhjen e këtij problem, ata vetë do dalin për ta mbrojtur malin. “Ne ata brenga i kemi se si do veprohet më tutje, popullata është tejet e revoltuar sepse kjo nuk ndodh vetëm sivjet këta luajnë me nervat e kësaj popullatë vite me radhë”. “Ne atë pyll e mbrojmë qe 50 vite, ata drunjë i kemi ruajt dhe do vazhdojmë ti ruajmë edhe më tutje. Ndërprehen edhe ujërat ne ujin për pije e marrin nga atje lartë pikërisht nga ata rënjë  ata na dëmtojnë edhe ujin”. “Është mirë ata që i kanë drejtu dhe që iu kanë dhënë leje të ndalen dhe të mendojnë pak, sepse fshati e ka atë mal”. Nga Komuna e Tearcës, askush nuk pranoi që të prononcohet për protestën në fjalë me arsyetimin se kreu i Komunës ndodhet në seminar

ALSAT-M