RTV Zëri · Kryefaqja

Kosova kërkon të përfaqësoi vetveten në futbollin ndërkombëtar

2012-09-20 · Arkivi historik RTVZIK

Prestigjiozja amerikane “New York Times”, i ka kushtuar një rëndësi të madhe kërkesës së përfaqësueses së Kosovës për të fituar të drejtën e garimit në arenën ndërkombëtare. Kjo e përditshme kujton se yjet e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami një ditë mund të luajnë për Kosovën.

Futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaiqri zbriti në fushë në fitoren e Zvicrës ndaj Shqipërisë, me një breng që do të luajë kundër skuadrës kombëtare të zemrës së tij. Në këpucët e tij shkëlqenin tre flamuj, që krahas atij zviceran kishte vënë edhe atë kuqezi të Shqipërisë dhe flamurin e Kosovës, e nis artikullin “New York Times”.

Nga dy përbërjet e këtij takimi, nëntë futbollistë ishin që kanë lindur apo janë nga Kosova, siç është edhe Shaqiri. 20 vjeçari i cili është ndër premtuesit më të mëdhenj te Bayern Munchen, luajti në mesfushë krahas bashkëlojtarëve tjerë zvicerane, ndaj Shqipërisë derisa nuk preferoi të këndoi himnin e Zvicrës. “Ishim duke e pritur këtë lojë për gjashtë muaj. Loja kundër Shqipërisë është me përplot emocione”, kishte deklaruar Shaqiri para duelit të 11 shtatorit. “New York Times” kujton, që për shkak të gjendjes së vështirë gjatë viteve të 90-ta dhe luftës së vitit 1999, më shumë se një e gjashta e popullsisë shqiptare të Kosovës (rreth 300 mijë), u vendosën në Zvicër. Krahas Shaqirit, aty luajnë edhe Granit Xhaka e Valon Behrami. Ndërkaq kundër tyre me petkun Shqipërisë u paraqit një tjetër futbollist shqiptar i Kosovës që kishte jetuar në Zvicër, Lorik Cana. Ky fakt i jep një situatë të pazakontë Kosovës, e cila nuk lejohet të luajë në arenën ndërkombëtare. Edhe pse Kosova pasi shpalli pavarësinë në vitin 2008, u pranua nga 22 vende prej 27 sa ka Bashkimi Evropian dhe njohjes nga SHBA, ajo ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pengohet nga Rusia si aleate e Serbisë.

Tani përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka ndarë në mes UEFA-n dhe FIFA-n. Kjo e fundit ka pranuar që Kosovës ti lejohet ët luajë ndeshje miqësore në arenën ndërkombëtare ndërkaq UEFA po heziton edhe pse 37 anëtar nga 53 vende e njohin Kosovën politikisht. Në ndihëm të Kosovës kishin dalë të gjithë futbollistët e Kosovës, që luajtën për Shqipërinë dhe Zvicrën, të cilët nënshkruan një peticion për të kërkuar njohjen e Kosovës nga FIFA. Derisa aty qëndroi edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. “Është e veçantë për mua që ët shohë që në dy kombëtare të luajmë lojtarët që janë të lindur në Kosovë. Është shikuar edhe si kur luan njëri ekip i Kosovës ai A kundrejt atij B”, ka deklaruar Vokrri. “Duhet të kemi kujdes me federatën zvicerane. Nuk duhet të ekspozohemi para tyre” ka thënë Salihu pasi që kishte kontaktuar vetëm me anë të telefonit me futbollistët shqiptar të Zvicrës. Edhe mediet zvicerane i kanë dhënë rëndësi të posaçme, mundësisë që Shaqiri me shok t’i bashkohet Kosovës, pas pranimit të sajë, citon “New York Times”. “Nëna dhe babai im janë nga Kosova. Këtë e konfirmon edhe emri im. Tani do të luajë për Zvicrën, ndërkaq kur Kosova të pranohet atëherë ajo është një tjetër kohë dhe do të shohim se sa lojtarë do të shkojnë të luajnë për Kosovën dhe unë do të mendohem për këtë çështje”, ka thënë Shaqiri, i cili ka lindur në Kosovë por që kishte emigruar që i vogël. Ndërkaq Granit Xhaka, që kishte lindur në Zvicër, pasi prindërit e tij ishin larguar nga vendlindja ka thënë “Ne jemi tre lojtarë që mund të luajmë për Kosovën dhe do ta konsiderojë mundësinë për të luajtur për Kosovën, pasi ajo të pranohet”, citohet Xhaka. Edhe pse pranimi i FFK-së në FIFA me të drejta të plota pritet të ndodhë pasi këtë ta lejon politika, drejtuesit e FFK-së kërkojnë lojtarët që luajnë për përfaqësuese të tjera t’i lejohet nga FIFA që në atë moment të kalojnë në përfaqësuesen e Kosovës.