RTV Zëri · Kryefaqja

Njohja nga Egjipti do të vijë shumë shpejt

2012-09-20 · Arkivi historik RTVZIK

Kështu deklaroi kryetari i Dhomës së Lartë në Parlamentin e Egjiptit, Ahmed Fehmi, pas takimit që mbajti me delegacionin parlamentar të Kosovës të udhëhequr nga kryetari Jakup Krasniqi, i cili po qëndron në Kajro në vizitë zyrtare.

Shteti i Kosovës shumë shpejt do të njihet nga Egjipti. Kështu deklaroi kryetar i Dhomës së Lartë në Parlamentin e Egjiptit, Ahmed Fehmi, pas takimit që mbajti me delegacionin parlamentar të Kosovës të udhëhequr nga kryetari Jakup Krasniqi, i cili po qëndron në Kajro në vizitë zyrtare.

Delegacioni gjatë ditës është takuar edhe me përfaqësues të komisioneve parlamentare, derisa nesër do të takohet me kryetar të partive politike. Pas revolucionit të 25 janarit, kjo është hera e parë që një delegacioni parlamentar pritet zyrtarisht nga parlamenti i Egjiptit.

Delegacioni parlamentar i Kosovës, i udhëhequr nga Kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron për vizitë në Egjipt është takuar me Ministrin për Çështje Parlamentare të Republikës së Egjiptit, Muhamed Mahsub.

Temë kryesore e takimit ishte njohja e Kosovës nga Egjipti, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministri për çështje parlamentar të Egjiptit, Mahsub ka shprehur keqardhjen për vonesën e njohjes së shtetit të Kosovës. Por krahas kësaj ai ka kërkuar edhe mirëkuptim për shkak të gjendjes aktuale në Egjipt.

Delegacioni është takuar edhe me përfaqësues të Komisionit parlamentar për marrëdhënie me jashtë dhe atë për çështje të financave.

Përfaqësues të këtyre komisioneve, vizitën zyrtare të delegacionit parlamentar të Kosovës e cilësuan si njohje të Kosovës.

Në takime është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në aspektin parlamentar, tregtar, atë të zhvillimit ekonomik, kulturor etj.

Pas revolucionit të 25 janarit, kjo është hera e parë që një delegacioni parlamentar pritet zyrtarisht nga parlamenti i Egjiptit.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë edhe takime të tjera me zyrtar të lartë të parlamentit derisa nesër do të ketë takime me kryetar të partive politike.