RTV Zëri · Kryefaqja

Ministria e Mbrojtjes: Nuk është shkelur asnjë procedurë

2012-08-29 · Arkivi historik RTVZIK

Ministria e Mbrojtjes reagon lidhur me deklaratën e zëvendësministrit të Mbrojtjes Emil Dimitriev se ka disa baza për ngritjen e procedurës për përgjegjësi disiplinore. Sipas tij hapat e parë për ngritjen e procedurës ndaj këtyre personave janë ndërmarrë.

Ministria e Mbrojtjes në reagimin lidhur me këtë, dhënë për MIA-n, sqaron se nuk ka shkelje të procedurave.

"Të gjitha institucionet dhe personat e interesuar lidhur me konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore për Sllupçanin, Ministria e Mbrojtjes i referon në Ligjin për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për shërbim në ARM dhe respektimin konsekuent të tyre në zbatimin dhe kompetencat e qarta të theksuara. Në rast se parashtrohet çfarëdo lloj iniciative Ministria e Mbrojtjes do ta shqyrtojë në mënyrë përkatëse në pajtim me rregullat ligjore. Qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes është për rastin e Sllupçanit është i njohur dhe nuk kemi pse ta komentojmë të njëjtën. Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes konsideron se nuk ka shkelje të procedurave. MM vëmendjen dhe energjinë tërësisht e fokuson në reformat në mbrojtje dhe në integrimet eurotatlantike për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve", thuhet në reagimin nga Ministria e Mbrojtjes.