RTV Zëri · Kryefaqja

Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.

2012-09-15 · Arkivi historik RTVZIK

Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë... Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët. Ai lidh macën për këmbë të magjes. Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)  Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët. Ai që nuk do nënën, do njerkën. Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush. Ai që pyet, nuk humbet. Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët. Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë! Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet. Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna. Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy. As pula kemi, as dhelpra na i ha. Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia. Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij) Atje ku ka, edhe derdhet. Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë. Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush. Bark gunga, s'ja din bark petes. Barku është i vellaji i detit. Barku fire, s´kërcen mirë. Behari nuk vjen me nje lule. Bëj të mira në det, se i gjen në kripë. Beja ka rrufenë. Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet. Bëri te pjellë, e dështoi. Bie një gur, e leviz nje mur. Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje. Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera. Bjeri pragut te degjoje dera. Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente. Borxhi i vone e gezon te zone. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli) Buka të ze syte. Buke e hi ne shtepi. Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet. Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris. Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.

Burre e grua si mish e thua.