Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua. Për çdo sy ka bukuri. Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash. Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti. Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka. Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë. Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë. Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë. Puna vjen me kembe te arta. Punen e sotme mos e ler per neser. Qente lehin, karvani shkon perpara. Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë. Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd. S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun. S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia. Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë. S'tundet mali nga debora. Syri është një dritare e shpirtit. Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë. Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të shijohet.(Samuel Butler) Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë. Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është. Trimeria matet me zemer, jo me trup. Trimi i mire me shokë shumë. Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë. Vetmia është më e mirë se shoku i keq. Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë. Xhelozia është krimbi i dashurisë. Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
2012-09-12 · Arkivi historik RTVZIK