RTV Zëri · Kryefaqja

Bie nga aeroplani udhëtari ilegal

2012-09-11 · Arkivi historik RTVZIK

Trupi i pajetë ka rënë nga aeroplani mbi një automobil të parkuar në lagjen e qetë të pjesës perëndimore të Londrës.

Policia ka bërë të ditur se një djalosh i ri  ka rënë mbi automobilin e parkuar në pjesën e qetë të Londrës. Qytetarët e tmerruar të Londrës perëndimore, dje rreth orës 8 e kanë gjetur trupin e pajetë të djaloshit në parking. Scotland Yard është duke hetuar se cilat kanë qenë rrethanat e këtij djaloshi të pafat. Ai gjatë rënies ka pësuar lëndime të shumta. 'Kur jam zgjuar, trupi edhe më tej ishte në trotuar. Nuk e kishin hequr. Gjatë kohë kemi pasë frikë dhe nuk kemi pas guxim të dalim nga shtëpia. Rreth e rrotull kishte vetura të urgjencës dhe të policisë. Gjaku ishte shpërnda në të gjitha anët; edhe në  rrugë, edhe nëpër automobila të parkuar” ka deklaruar Joe Dodd, një nga banorët e rrugës ku është gjetur kufoma. “Pas njoftimit  kemi ardhur për të verifikuar se çfarë ka ndodhur. E kemi gjetur trupin me shumë lëndime. Tani për tani nuk kemi sqarim  se çfarë ka ndodhur. Spekulohet se djaloshi ka qenë udhëtar ilegal në aeroplan dhe ka kërcyer nga aeroplani, tani për tani në rrethana të panjohura”-thonë nga policia.