Kina e futbollit është një mur i lehtë për tu kaluar. Brazili triumfon 8-0 në një sfidë që u duk më shumë si një ndeshje miqësore brenda grupit. Falë këtij rezultati 5 herë kampionët e botës kalojnë nga vërshëllimat e san paolos ku fituan ndaj Afrikës së Jugut, tek duartrokitjet e Recifes, një qytet i njohur për mbështetjen ndaj skuadrës. Edhe pse nuk mund të krahasohen cilësitë e të dyja skuadrave duhet thënë që kjo ishte fitorja më e thellë e skuadrës së drejtuar nga Mano Menezes, i cili mori drejtimin e Selecaos pas boterorit të Afrikës në 2010. Për të bërë paraqitje sa më të mirë, trajneri i Brazilit bën vetëm një ndryshim krahasuar me sfidën ndaj Afrikës së Jugut, Hulk autori i golit ndaj Bafana Bafana luan në vend të Leandro Damiao.
Në krahun tjetër trajneri i Kinës, spanjolli Jose Antonio Camacho përvec inferioritetit teknik duhet të bëjë llogaritë edhe me atë numerik, duke pasur shumë pak alternativa në stol. Që në fillim kuptohet se kjo do të jetë një sfidë që do të luhet vetëm në një portë. Në minutën e 23 është ramires që pas asistit të oscar zhbllokon rezultatin. Dyfishimi vjen tre minuta më vonë ku Oskar është sërish protagonist me pasimin e tij, duke i dhënë mundësinë e shënimit Neimar. Pjesa e parë mbyllet me një traversë të oscar dhe një mudnësi të mirë shënimi të Neimar. E dyta nis me gol dhe këtu kuptohet që sfida do të përfundojë në goleadë. Dy minuta nga rifillimi i lojës është hulk që i dhuron Lukas pasimin ideal për golin e tretë, dhe pak më vonë shënon vetë golin e katërt.
Pa kaluar një minutë Neimar shënon golin e pestë dhe pak më vonë edhe të gjashtin e ndeshjes dhe të tretin personal. Kina është në fushë dhe këtë e tregon duke shënuar. Liu jianye shënon në portën e tij dhe i dhuron Brazilit golin e 7 të mbrëmjes. Në fund ka lavdi personale për Oskar që realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në Recife ka festë dhe 30 mijë shikuesit përshëndesin yjet e tyre.