Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), debatin për të ashtuquajturit branitelat e vlerëson si një çfaqe cirku, e cila krijon përshtypjen se ka për qëllim, vazhdimin e manipulimit të opinonit , duke prekur sërish qytetarët, në temën më të ndjeshme, siç është ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së te shqiptarët, apo branitelat te maqedonasit.
“Për të dëshmuar se reagimi me gojën plot shqiptari, i subjekteve parlamentare shqiptare BDI, PDSH dhe RDK, është i vërtetë dhe prapa tij nuk fshihen interesa të ngushta politike, ashtu siç ka ndodhur shumher në të kaluarën, është koha që ata të kalojnë në vepër”, vlerëson BDK.
Kreu I BDK-së kërkon nga partitë shqiptare të tregojnë unitet dhe ta ndërpresin menjëher debatin rreth Ligjit për “branitellat.
“Për të mos përfunduar edhe ky ligj, me marrveshje formale, siç ishte rasti me proektet tjera antishqiptare si enciklopedia, apo proektin Shkupi 2014 dhe shum proekte tjera, kundër të cilëve ne organizuam protesta, të cilat nuk u përkrahën nga asnjëra prej këtyre partive, ne vlerësojmë se subjktet shqiptare duhet menjëher të ndërpresin debatin rreth këtij ligji, ndërsa deputetët shqiptarë të gjith unanimisht të lëshojnë Kuvendin e Maqedonisë, për të thirrur një seance konstituive, ku përpos deputetëve, do të merrnin pjesë edhe kryetarët e komunave shqiptare, për të shpallur Kuvendin e Republikës Shqiptare në Maqedoni”, deklaroi Shaqiri.
Sipas tij, vetëm kështu do të zgjidhet edhe statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së, por edhe do të realizohej ideali i tyre për barazi të shqiptarëve në këtë shtet.
“Sepse derisa në të kaluarën disa nga politikanët shqiptarë preferonin të flisnin vetëm për Marrveshjen e Ohrit, e cila thonin se i ka barazuar shqiptarët me maqedonasit, tani edhe ata flasin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për të penguar majorizimin”, është shprehur Shaqiri.
Kreu i BDK-së i fton subjektet politike ti bashkangjiten konceptit të federalizimit si një alternativë e vetme për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Nëse më në fund ata e kanë kuptuar se statusi i shqiptarëve në këtë shtet, aktualisht është i një pakice me ca të drejta të avancuara dhe nëse nuk kanë hipoteka, atëher i ftojmë ti bashkangjiten konceptit të federalizimit, i cili nuk është shpikje e jona, por model i cili ndër vite me sukses po aplikohet në botën perëndimore, për të siguruar barazi mes popujve të ndryshëm në një shtet, siç është rasti me Zvicrrën apo Belgjikën.”, ka shtuar Shaqiri.