RTV Zëri · Kryefaqja

Qeveria do ta “shminkojë” bashkëjetesën ndëretnike për 600.000 euro!

2012-09-11 · Arkivi historik RTVZIK

(Foto ilustrim marrë nga ballina e "Fokus")-Më shumë se gjysmë milioni euro Qeveria e Maqedonisë do të paguajë pesë marketing - agjensione për paramendim dhe realizim të një fushate për të promovuar vlerat e jetësës ndër-etnike dhe ndër-fetare.

Bëhet fjalë për shumën e 573.000 eurove, kurse  kontrata është lidhur me pesë agjencitë e marketingut: "Nju Moment", "Akarius dizajn", "Aktiva inter kons ", "Treto uvo", kurse pjesa më e madhe e kulaçit do i takojë "Republikës", shkruan Plusinfo .

Për ta zbukuruar bashkëjetesën Qeveria planifikon të përgatisë promocione televizive dhe radio spote, reklama të shtypura, postera, ueb-banera.

Almakos kontaktoi Ngadhnjim Mehmetin ekspertin e fushatave publicitare, i cili mendon se kjo situatat është në përmasat e shqetësueses dhe nuk duhet të relativizohet.

“Nuk mund të relativizohet kjo situatë e polarizuar tashmë disa vite me radhë me fushata publicitare. Zgjidhja duhet kërkuar te vet porositësi i kësaj fushate - politika. Ata kanë instrumente shumë më pragmatike për t’i zgjidhur këto tendosje të krijuara pikërisht nga vet ata; mbi të gjitha me kosto shumë më te ulta.”

“Konceptimi i një fushate për promovimin e vlerave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Maqedoni është një proces kompleks; duhet pasur parasysh perceptimin e identiteteve dhe imazheve nga perspektiva të ndryshme. Nëse në këtë projekt do të angazhoheshin vetëm ekspertë apo agjensione nga një komunitet i caktuar, mund të mos arrihet qëllimi i fushatës; nëse merren parasysh stereotipet dhe imazhet që janë krijuar për grupe te ndryshme etnike, religjioze, etj, nga një komunitet i caktuar”- theksoi për Almakos, Ngadhnjim Mehmeti./Almakos.com