RTV Zëri · Kryefaqja

Maqedoni, verifikohen 168 mijë votues të dyshuar si fiktiv

2012-09-11 · Arkivi historik RTVZIK

Grupi i punës për verifikimin e Listës zgjedhore në Maqedoni sot do të shqyrtojë informatën me rezultatet nga verifikimet e librave amë në Maqedoni, nga ana e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë. 

Kjo drejtori në korrik të këtij viti mori detyrën për të bërë verifikimin e personave që për herë të fundit janë paraqitur para organeve administrative për të nxjerrë dokumente të reja personale në periudhën nga viti 1981 deri në vitin 1999.

Kryetari i grupit të punës, Bedredin Ibrahimi ka informuar  se bëhet fjalë për 168 mijë persona që figurojnë në Listën e zgjedhësve, por nuk posedojnë dokumente biometrike, disa prej tyre i ka skaduar afati dhe nuk plotësojnë kushtet për të votuar në zgjedhje. Ky grup i punës gjithashtu do të shqyrtojë dhe analizojë edhe analizën e MPB-së për dhënien e dokumenteve të reja biometrike për periudhën korrik – gusht. (INA)