Situatë komike -Të hënën nuk kishte sinjale se hapin e deputetëve për bllokimin e Kuvendit, do ta përcjellin edhe ministrat nga radhët e BDI-së – të bllokojnë punën e Qeverisë duke votuar kundër ligjeve dhe vendimeve që miratohen në organin më të lartë ekzekutiv
- Situatë komike ka ndodhur të hënën në Kuvendin e Maqedonisë, kur deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë votuar kundër ligjeve të propozuara nga Qeveria ku marrin pjesë edhe vet si subkect politik. “Rrebelimi” i tyre ka ndodhur në shenjë revolte nga futja me mbivotim të propozim ligjit për “Brasnitellat” në rendin e ditës së seancës së 40-të të Kuvendit të Maqedonisë edhe përkrah kërkesës së partive shqiptare që kjo të mos ndodhë. BDI, duke u sjellë si parti opozitare, votoi kundër të gjitha propozim-ligjeve të qeverisë, për të cilat nevojitet “Shumica e Badenterit”,tranmeton Almakos.
Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara në ligjin për kulturë, bujqësi si dhe në ligjin për fondin e filmave.
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti – Devaja madje tha se me futjen e këtij propozim ligji në seancë parlamentare, vetë maqedonasit kanë hapur rrugën për ndryshime kushtetuese. “E dini çfarë ndodhi sot? Kjo është hera e parë që maqedonasit po e udhëheqin shtetin drejtë ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimi i Kushtetutës tani më nuk është kërkesë e shqiptarëve. Sot u dëshmua se ky është vendim i ligjvënësve maqedonas dhe ne jemi gati për këtë betejtë të gjatë dhe politikisht atraktive”, deklaroi deputetja Ermira Mehmeti - Devaja.
Asaj iu përgjigj Imer Aliu duke konstatuar se BDI është dorëzuar, për shkak se po flet për votim e jo për bllokim të ligjit. Ai ka kërkuar që BDI jo vetëm deklarativisht por duke lëshuar Qeverinë të pengojë miratimin e ligjit për “branitellat”.
"BDI sot është dorëzuar. Grupi parlamentar i BDI-së sot flet për votim, nuk flet për parandalim ose bllokim të ligjit, e as për lëshim të qeverisë. Sot BDI flet për betejë parlamentare, me çka konstaton se beteja qeveritare është e humbur", tha Aliu.
Edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri theksoi se ligji është antikushteus dhe se nuk përmend implikim financiare mbi buxhetin, ndërsa sipas disa llogarive të tij është 340 milionë euro.
Ndërkaq të hënën nuk kishte sinjale se hapin e deputetëve për bllokimin e Kuvendit, do ta përcjellin edhe ministrat nga radhët e BDI-së – të bllokojnë punën e Qeverisë duke votuar kundër ligjeve dhe vendimeve që miratohen në organin më të lartë ekzekutiv. “Të martën Qeveria ka mbledhje të rregullt. Deri tani nuk ka ndonjë sinjal se ministrat nga radhët e BDI-së do të konforntohen në mbledhje me ministrant nga radhët e VMRO- DPMNE-së për të bllokuar punën e Qeverisë”, deklaruan për “Almakos” burime në qeverinë e Maqedonisë./Almakos