Nënçmimet që ia bën Nikolla Gruevski BDI-së dhe nëpërmjet BDI-së të gjithë shqiptarëve, janë të pa para deri më tani në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Aliu kishte kohë më shumë se 10 vite që t’i avancojë të drejtat e shqiptarëve, madje edhe ta implementojë marrëveshjen kornizë të Ohrit. Por, më kot! Pas gjithë këtyre viteve, del në shesh pa aftësia dhe servilizmi i Aliut ndaj Nikollës ,veçanërisht gjatë mandatit të fundit kur Aliu kishte mundësinë që ta kushtëzojë VMRO DPMNE’në para se të hynte në qeveri. Siç u pa dhe po na del deri tani se hyrja e tyre në qeveri ka qenë vetëm për kolltuqe. Ndërsa sot, në vend që t’ia bëjë me dije Nikollës se ka shkelur çdo kufi të durimit dhe ta braktisë qeverinë, Ahmeti edhe më tej pranon nënçmime si dhe promovon kandidat të partisë së tij për zgjedhjet lokale përmes një loje skenarin e së cilës e kanë përgatitur së bashku me VMRO’në dhe që është shumë ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë.
Çdo qytetar i rëndomtë në këtë situate e kupton se Ali Ahmeti nëse me të vërtet dëshiron ti avancon të drejtat e shqiptarëve si dhe t’i ndalojë sulmet e Gruevskit, duhet të merret vesh me partitë shqiptare të opozitës që janë pjesë e parlamentit dhe kanë mundësinë që fuqishëm ta kundërshtojnë apo kushtëzojnë cilën do parti maqedonase, e jo të na nënçmojnë e poshtërojnë të gjithë shqiptarëve. Sikur partitë shqiptare të kishin arritur një marrë veshje bashkëpunimi, pa marrë parasysh zgjedhjet e parakohshme të cilat janë duke u paralajmëruar, nuk do të ishte me rëndësi cila parti shqiptare do të ketë më shumë deputet. Por, pas rezultatit të zgjedhjeve shqiptarët më nuk do të kishin kokëçarje se cila parti maqedonase i fiton zgjedhjet, ata me votën e tyre të bashkuar do ta kushtëzonin fuqishëm funksionimin e qeverisë së re, duke bërë kështu që situata për shqiptarët të përmirësohej dukshëm.
Ali Ahmeti duhet ta kuptojë se është momenti i fundit ta vendos gishtin në kokë se i ka dy mundësi pas tërë kësaj situate. E para të merr guximin dhe të kundërshtojë Nikollën dhe ta ndërpresë këtë servilizëm që ia mundëson Gruevskit ta nënçmojë BDI – në, e përmes këtij nënçmimi t’i përbuzë të gjithë shqiptarët që e votuan Ahmetin, ose do të jetë i detyruar në opsionin e dytë, i cili është vështirë i realizueshëm – të mbrohet me mjete ekstreme kur Gruevski ta mbështesë për muri. Ndër të tjera, kjo mundësi e dytë është e pamundur të realizohet nga Ahmeti shkaku se e ka të pamundur ta vazhdojë rrugën për “idealin e humbur”, pasi që tashmë shumica e shokëve të tij të cilët i kishte më parë nuk i rrinë më mbrapa dhe turpi do ta përcjellë deri në varr. Pranë tij qëndrojnë vetëm shokët e biznesit dhe interesit si Musa Xhaferi, i cili gjithmonë, në mënyrë të palegjitimuar, ka pasur qasje direkte deri tek kreu i partisë, pasi që Musa dhe Aliu njiheshin që nga fëmijëria. Duke i shkuar nga pas Alisë, Musa sot e kësaj dite mbeti si ai “bubi”(qenushi i vogël) që u shkon pas zonjave evropiane. Ndërsa fati i tyre mund të lidhet edhe me milionat të cilat pas luftës i ka dërguar mërgata nga të gjitha anët e botës, të cilat Aliu dhe Musa i kanë deponuar të dy së bashku, dhe nëse kjo gjë një ditë do të dëshmohet si e vërtetë, atëherë që të dy e kanë të pamundur të ndahen, ndër të tjera, edhe shkaku i milionave të cilat i kanë së bashku në xhirollogarinë bankare.