RTV Zëri · Kryefaqja

Shqipëri-Qipro 3:1

2012-09-08 · Arkivi historik RTVZIK

Kombëtarja shqiptare startoi sot me fitore bindëse aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit 2014.Që në pjesën e parë të ndeshjes kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh. Në minutën e ’36 ka shënuar për kuqezinjtë Armando Sadiku, por deri në fund të ndeshjes qipriotët arritën të barazojnë me anë të Laban në minutën e 47’.

Kuqezinjt u kthyen në lojë në gjysmëlojën e pjesës së dytë pas hyrjes në fushë të mesfushorit Jamir Hyka dhe dy sulmuesve shtatëlartë Erion Bogdani dhe Edgar Çani.

Lojtarët e kombëtares përmes një sulmi të furishëm kanë kthyer rezultatin, duke sulmuar dhe shfrytëzuar dy rastet, me  ç`rast goli i dytë bie në rrjetë në minutën e 84 nga Edgar Çani me kokë dhe një goditje e fuqishme nga distanca e sulmuesit Bogdani në minutën e 87.

Sipas kompanive të basteve, Shqipëria cilësohet si favorite për të fituar ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E, ndaj Qipros. Fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1,8, barazimi 3,3, ndërsa fitorja e Qipros 4,1.

Pas largimit të Josip Kuzhe, Shqipëria ka një trajner italian, Xhani De Biazin, ndërsa ekipit pas më shumë se një dekade i munguan emra si Altin Lala, Klodian Duro apo Ervin Skela.