RTV Zëri · Kryefaqja

E keqja të shpie deri tek dera e armikut.

2012-09-08 · Arkivi historik RTVZIK

E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume) E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli) E dogji miza. (e goditi fjala) E hidh mbas krahëve. (harroje) E keqja të shpie deri tek dera e armikut. E kërkoi si breshka gozhdën. E përpjeta ka dhe te tatepjetë. E zure gjarprin? Shtypi kokën. Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli) Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot. Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta. Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun. Është gacë e mbuluar. Është këthyer dera nga përroi. Është më afër dera se qilari. Është me të dhënë, nuk është me të thënë. Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh. Është njeri që nuk le dy gurë bashkë. Është njeri që nuk turbullon ujë. Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi) Është si mesalla me dy faqe.