RTV Zëri · Kryefaqja

Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.

2012-09-08 · Arkivi historik RTVZIK

Dardha bie nen dardhe. (populli) Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli) Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure. Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur. Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli) Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra. Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë. Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli) Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë. Dimri ha dhe kashten. Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli) Dita ka sy, nata ka veshe. Djal i djalërise, shkop i pleqërisë. Djali i pa nënë, si nata pa henë. Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh. Do dhe thele mbi bisht. Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja. Dora jote, mëma jote. Dora që nuk kafshohet, puthet. Dru prej lisi, dhe grua prej fisi. Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij. Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend. Durimi është më e madhja trimëri. Durimi ka dhe kufi. Dy atllar në një mullar. Dy duar për një kokë. Dy here flitet ne mulli. Dy mace, mundin një luan.