Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush. Bark gunga, s'ja din bark petes. Barku është i vellaji i detit. Barku fire, s´kërcen mirë. Behari nuk vjen me nje lule. Bëj të mira në det, se i gjen në kripë. Beja ka rrufenë. Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet. Bëri te pjellë, e dështoi. Bie një gur, e leviz nje mur. Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje. Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera. Bjeri pragut te degjoje dera. Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente. Borxhi i vone e gezon te zone. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli) Buka të ze syte. Buke e hi ne shtepi. Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet. Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris. Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta. Burre e grua si mish e thua. Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë. Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli) Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
2012-09-08 · Arkivi historik RTVZIK