RTV Zëri · Kryefaqja

Aforizma:Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)

2012-09-07 · Arkivi historik RTVZIK

Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë... Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhëmbët. Ai lidh macën për këmbë të magjes. Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli) Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët. Ai që nuk do nënën, do njerkën. Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush. Ai që pyet, nuk humbet. Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët. Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë! Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet. Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna. Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy. As pula kemi, as dhelpra na i ha. Atë që ta bën gruaja, s'ta bën as perëndia. Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij) Atje ku ka, edhe derdhet. Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.