RTV Zëri · Kryefaqja

“Wizz Air” me qendër operative në Maqedoni

2012-09-06 · Arkivi historik RTVZIK

Në dy muajt e ardhshëm kompania ajrore hungareze “Wizz Air”, e cila tashmë ka nisur fluturimet e lira nga Shkupi, do të hap qendër operartive në Maqedoni. Linja ajrore do të ketë fluturime në 78 destinacione në 28 vende të ndryshme dhe do të punësoj 1500 punëtorë. Kompania hungareze hyri në vend në muajin qershor të këtij viti me subvencionet e qeverisë maqedonase dhe njoftoe se do të organizojë fluturime edhe në gjashtë destinacione të reja me çmime të ulëta. Siç njoftoi “Wizz Air” në vend duhet investuar afërsisht 80.000.000 dollarë dhe do të krijohen 300 vende të reja pune, transmeton Shqipmedia