RTV Zëri · Kryefaqja

‘Taken 2’, shqiptarët rrëmbejnë Liam Nelson

2012-09-06 · Arkivi historik RTVZIK

TIRANE-Shqiptarët do të jenë sërish protagonistë negativë në filmin ‘Taken 2’ që do të dalë në kinema në 5 Tetor, 2012. Liam Nelson vjen në një trajler 90 sekondësh ku tregohet me sekuenca trilleri i radhës, në filmin ‘Taken 2’. 

Kujtojmë që në filmin e parë ‘Taken’, disa shqiptarë nga Tropoja rrëmbyen dhe morën peng vajzën e agjentit të CIA, Bryan Mills. Neeson nën petkun e Bryan bëri të pamundurën që të shpëtonte vajzën e tij dhe ngjarjet u zhvendosën në Paris ku ai mundi të vriste dhe një prej pengmarrësve kryesorë me tela korenti, të riun nga Tropoja. Behet fjale per “Marko Hoxha from Tropoja” .

Në pjesën e dytë ‘Taken 2’ rivjen me të njëjtin protagonist, por personazhët negativë janë sërish shqiptarët. Në këtë pjesë të dytë të ‘Taken’, babai i pengmarrësit që u vra në Paris zbulon se agjenti i CIA ështe me pushime në Stamboll me familjen. Plaku Murad, ( kur ne fakt duhet te quhej Murat) babai i njërit prej pengmarrësve, njëkohësisht edhe kumbari i pjesës tjetër të antarëve të bandës, betohet të marrë hak ndaj personit që shkaktoi aq shumë dhimbje në familjen e tij. Shqiptarët rrëmbejnë familjen dhe agjentin.

Është sërish hero Neeson që bën cmos të shpëtojë familjen e tij dhe heq qafe pengmarrësit një e nga një me taktikat e tij si agjenti i CIA.

Gjëja më e interesante në këtë pikë është që aktori që portretizon plakun shqiptar është Rade Serbedzija, i njohur në Hollivud, por i lindur në Kroaci dhe me origjinë serbe. Vendosja e emrit Murad dhe jo Murat, aktori serb ne vend te nje shqiptari, mbase keto mund të jenë shembull ideal i mungesës së njohurive gjeografike apo ndërkulturore të amerikanëve, apo mbase përtaci për të përdorur Google dhe për të sjellë tek filmi, vërtet një personazh shqiptar.

Filmi pritet të dalë në kinema në 5 Tetor.