RTV Zëri · Kryefaqja

Komisioni për Lustrim në “gjah” për ti zbuluar urdhërdhënësit e kodoshëve!

2012-09-06 · Arkivi historik RTVZIK

Tre oficerë të lartë të policisë do të lustrohen në seancën e ardhshme të Komisionit për verifikim të fakteve që është planifikuar të mbahet të hënën, informojnë nga Komisioni për Lustrim. Sipas këtij Komsioni këto janë lëndët e para që do të shqyrtohen në lidhje me urdhërdhënist e spiunëve.

Në seancën e kaluar të Komisionit për Lustrim u shqyrtuan katër raste për të cilat është konstatuar se nuk kishte asnjë provë që personat të kenë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Dy lëndë janë mbyllur krejtësisht, kurse dokumentet për dy personat e tjerë janë arkivuar kështu procedura për ta mund të vazhdojë nëse dalin në dritë prova të reja, informojnë nga ky komision./Almakos.com