RTV Zëri · Kryefaqja

Paketa e PS për Kushtetutën. Prezantohet propozimi

2012-09-06 · Arkivi historik RTVZIK

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit nuk e diskutoi të enjten në parim kërkesën e Partisë Socialiste për të ndryshuar Kushtetutën në disa nene të saj. 

Këshilli u mblodh, por demokratët bënë një lëvizje suprizë, kur përdoren faktorin "kohë", si argument për shtyrjen e debatit në parim rreth paketës për ndryshime kushtetuese.

Demokratet kerkuan dy jave kohe per t'u njohur me projektin, kerkese te cilen socialistet as e pranuan, as e kundershtuan me vote. Kjo do te thote se debati i vertete per ndryshimet kushtetuese te propozuara nga Partia Socialiste do te nise pas dy javesh. Socialistet nuk duket se ishin te pergatitur per kete skenar, pasi qe ne fillim te mbledhjes, kur kerkoi fjalen per procedure, nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dorezoi nje kerkese qe kishte te percaktuar si afat kohor per thirrjen e seances degjimore me ekspertet datat 14-15 shtator dhe sipas llogaritjeve te Partise Socialiste ky debat do te ishte gati per votim ne fund te shtatorit.

Nderkohe, relatori i opozites, Pandeli Majko, u kerkoi kolegeve te mazhorances te shohin me qetesi projektin e tyre dhe te mos debatojne politikisht. Duke konsideruar te prezantuar nismen e opozites, qe kur u diksutua fillimisht per imunitetet, zoti Majko nuk paraqiti nje material te shtjelluar, por foli rreth 4 minuta per menyren sesi duhej trajtuar paketa e ndryshimeve kushtetuese, qe sipas tij, ka ne thelb nje funksionim me te pavarur te sistemit te drejtesise shqiptare.

Demokratet, te cilet, kane hedhur poshte, parapraisht, çdo lloj mundesie per kompromis rreth kesaj pakete, u treguan kritike per mungesen e prezantimit te detajuar nga socialistet, duke theksuar se edhe materiali me shkrim nuk permbante modele krahasuese. Nderkohe, nepermjet Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, mazhoranca beri te qarte se dy projektet, ai i Partise Socialiste dhe çeshtja e imuniteteve, jane dy nisma te ndryshme qe nuk varen nga njera-tjetra. Ky qendrim shpjegon edhe pse demokratet kerkuan dy jave kohe per shqyrtimin e projektit te socialisteve, duke e vene serish opoziten, nen presionin e kohes per miratimin pa kushte te projektit konsensual te kufizimit te imuniteteve.