(“Based on true story” Vetëm emrat e personazheve janë mistifikuar me një shpjegim në fund të rrëfimit)
Ishte viti 1997. Fillim janari. Dimër. Mjegullat e ndotura të dimrit patën pushtuar që një javë qytetin e Shkupit, sikur donin të na tregonin se jemi në acarin e dimrit të fortë pa borë. Kur s’ka borë, Shkupi bëhet i ftohtë në Janar. Ngrihet çdo gjë. Pasi kisha kryer lutjen e kohës së agimit, isha shtrirë në kauçin tim, duke lexuar një libër për shenjat e zodiakut, në kënaqësinë e përshkrimit të peshores më kishte kotur gjumi. Një gjumë, që disi vjen vetë dhe bëhet i lezetshëm për pushim të trupit, sidomos për mua, pasi ushtrimet në vrapim dhe ngritje peshash janë preferencë ime kryesore në dimër. Në këtë kotje gjumi të mëngjesit, një zile jo e zakonshme e shtëpisë ma prishi gjumin. Thashë me vete: kush mundet me qenë në këto orë të hershme të mëngjesit. Prej se kam ndjekur mejtepet islame në fëmijëri dhe pastaj shkollat jashtë vendit, që me plot kuptimin e fjalës ishin kundër serbosllavisë, baba dhe vellëzërit kishin një kujdes të veçantë të më ruanin nga kodoshët dhe hyzmeçarët e shkinisë së Shkupit. Kësaj radhe doli baba të shoh se kush është te dera, kurse unë, si gjithnjë, i përgatitur për ujq, në dalshin gjela kukurezë, thoja në vetvete, akoma më mirë. Kjo përgatitje ishte rezultat i disa angazhimeve të mia tjera, që kanë qenë gjithnjë kundër regjimeve të shkinisë, kodoshëve dhe kulturofagëve të pafe, të imponuar në shoqërinë shqiptare.
- Hoxho...dil se po të thirrë Dila i currëve!, ashtu i referohet baba familjes së currëve të Dizhonit, që janë një sokak përtej timit. Kur dola te dera e pashë Dilën me sytë e përgjumur, si duket, edhe atij dikush ia paska prishur gjumin në këtë mëngjes. - Hajrolla Dilë, ç’kemi? - Paj, s’di ç’ka të them. Kuposhti është në krye të rrugës kryesore me xhip, s’del prej xhipi, ka frikë, vetëm me tha “Dilë, jam bërë për hoxhë, më gjej hoxhën e Allahut, e ke kojshi…” - Nëse i ka vdekur kush, Dilë, unë nuk laj xhenaze, por vetëm i mbuloj me dhe, ia prita menjëherë kur dëgjova se Kuposhti qenka bërë për hoxhë, pasi e njihja si njeri antireligjioz, që më shumë rrinte i dehur sesa si njeri normal. - Jo, jo…, ia priti Dila dhe vazhdoi... E kishte lënë… i kishte ik gruaja, kishte ca probleme tjera të rënda. Më keq se vdekja. Siç sheh, më zgjoi edhe mua nga gjumi, më tha të ma gjesh hoxhën, hoxhën e Allahut, kojshiun tënd, sepse vetëm ai mund të me fryn që të më shpëtojë kokën, por edhe të ma kthejë mua të shkretit gruan time Xhadijen e bardhë në shtëpi, në duar mbante një tufë qimesh dhe një copë harni, por nuk e pyeta se pse…
Së bashku me Dilën, ashtu pa ndonjë pallto dimri, u nisëm për të dalur në krye të rrugës së Dizhonit, për ta takuar Kuposhtin, i cili na priste i fshehur në xhip. Pak më erdhi çudi, kur pashë një tellall të dikurshëm, siç kishte qejf ta quante veten, gjoja se s’ka frikë nga askushi, tani ishte shndërruar në një gjel kukurrez, i zvetenitur, i bërë në fytyrë i verdhë si limoni i vyshkur.
- Kuposht, çfarë ke, pse dridhesh, çfarë pune të solli te hoxha, tregomë, cfarë zori ke?, ia prita kur e pashë në gjendje shumë të trishtueshme. - E njeh Al Kaponen e Shkupit?, më pyet me një zë gjysëm të vdekur. - Po, e njoh, i thashë. - Ka një javë që më thirrë çdo natë në telefon të shtëpisë, më kërcnohet, më kërkon adresën time, jam në problem të madh, më duket se pushteti ma ka ndërsyer shkaku i trumbetave…
Unë qesha, pasi e njihja Al Kaponen dhe rrjetin e tij në Shkup. Isha mik shpije dhe hoxhë në çdo mevlud të tyre. Trumbetat e Kuposhtit, ma mori mendja menjëherë, nuk kishin asgjë të përbashkët me Al Kaponen, as nuk mund t’i sillnin si trumbeta koti ndonjë dëm rrjetit të tij, pasi Al Kapone, shkaku i taksave shtetërore, i kishte shpallur luftë vetë shtetit të shkinisë në Shkup, dhe jetonte më shumë në arrati, herë brenda, herë në Stamboll. Në këtë isha i sigurt, pasi dy herë i kisha ndihmuar unë vetë që të arratiset. Por, rrëfimi i Kuposhtit disi ishte i çuditshëm, i ngjante një konflikti muskujsh dhe prestigji jo të barabartë me Al Kaponen. Nga përvoja ime, në situata të rënda mes njerëzve, kur ka konflikte interesi, patjetër, e kisha amanet nga babloku, të dëgjohen të dy palët, që të mirret një vendim se çfarë ilaçi mund t’i gjej Kuposhtit dhe Xhadijes së tij, që tani ajo ishte arratisur te Shatërvani i pallatit të lartë prej betoni… Me ushkur e pa ushkur…
- Pse qesh, ma ktheu, por prapë mbetet i trishtuar, por kësaj radhe më duket se kishte një ndjenjë tjetër se mos unë po dij diçka rreth rastit të tij me Al Kaponen.. - Pse qeshem, është punë imja. Por, s’ka përse pushteti i shkinisë me ta ndërsyer Al Kaponen, kur ai vetë ka problem me ta dhe iu ka shpallur atyre luftë moti, mirret me punë krejtësisht tjera, nuk mirret me libra, as trumbeta, që nuk lexohen nga askushi, por tregom ti, çfarë ke bërë.. - Jo, jo… s’kam bërë gjë… - Po mirë, nëse s’ke bërë gjë, atëherë pse ty Al Kapone me të kërkuar adresën dhe me t’u kërcnuar. Ti je konsumues i rakisë, nuk vjellë taksa. Askush nuk e thirrë askëndin si konsumues në telefon kot së koti, sidomos sot kur janë të dobësuar sistemet e shkinisë... - Në fillim, kur lajmëroheshte në telefon, vazhdoi Kuposhti, nuk e dija se kush ishte, nuk prezentohej, por, herën e fundit më tha në telefon se ai e ka emrin Al Kapone dhe se unë do kem punë me të, por unë i thashë “se jam më Al Kapone, s’ma ndinë për ty...” - Kështu i ke thënë? - Po...!, ashtu i frikësuar e jep përgjigjen, sikur ka dëshirë një seancë se emri Al Kapone është vetëm bllof dhe prapë vazhdon duke ma marrë fjalën... - Vërtet nuk e dija se kush ishte në fillim, mendoja mos ishte ndonjëri nga personazhet e mia që i kam te trumbetat e tellallit, pasi të gjithë i kam miq, kemi pasur një shef të njejtë, ata janë prej brenda, unë nga jashtë, por së bashku kemi kryer detyrat, kemi përhapur letërsinë e Desanka Maksimoviqit me devotshmëri, shkrimet e një tellalli në libër janë vetëm shkrime, satirë për shokët, kurse për detyrat tona sot kundër xhamive duhet të na mbrojë ajo bushtër Jankullovska, por si duket edhe ajo u ka frikën... - Më fal, i ndërhyra në fjalë, pasi nuk mund ta duroja Kuposhtin. Nuk më intereson historia jote, është ftohtë dhe nuk mund të qendroj as unë dhe as Dila shumë jashtë. Kjo histori nuk besoj se ka diçka të bëjë me Al Kaponen. Ti me atë mund të kesh konflikt vetëm nëse ke prekur sferën e tij të biznesit apo diçka nga pushteti që kontrollon ai, e jo me këto gjepura që m’i tregon... Ndërsa xhamitë, jo ti, por edhe shtatëqind mijë bushtra si Jankullovska, nuk mund t’u bëjnë gjë. Ani sot. Kanë ndryshuar kohërat, Kuposht, doktrina yte dhe djajtë e sistemit ditë e për ditë po ngordhin në mesin e shqiptarëve muslimanë. Ke kujdes... - Më fal, më fal, ndaj kam ardhur te ti, pasi ai s’kishte frikë fare... - Jo, s’ka. - Ai ishte një njeri nervoz, shumë i pakontrolluar në fjalor, vetëm pse i thashë se jam më AL Kapone, ai u tërbua akoma më shumë dhe pastaj filloi të më shante gjithçka, më preku aty ku më dhemb shpirti, më shante edhe Xhadijen me një zë të dhunshëm... - Hmmm… Nuk di çfarë të them, por pasi ti i paske thënë se qenke më Al Kapone, çfarë ke lypë me ardhë te unë, te hoxha i Allahut, ta zgjosh nga gjumi Dilën dhe mua në këtë mëngjes dimri. Rri, bëhu burrë, qëndro si Al Kapone, fute kuburen në brez dhe fiki dritat me fishekë të kubures, njëjtë siç bënte Ataturku, ngaqë ti mendon se unë i fiki dritat me të fryme, por gabim je shumë... - Jo, jo… pasi nuk e njoh, pranoj se kam gabuar. Vetëm pse i thashë edhe unë jam Al Kapone… Kjo i erdh atij si me ja qitë sytë dhe nuk ndaleshte më… Pyeta disa miq të shkinisë që ia kishin dëgjuar zërin dhe më thanë se është shumë i rrezikshëm... Ke kujdes... - Mirë të paskan thënë, për Zotin, ke gabuar shumë. Pasi ai vërtetë e ka emrin edhe punët si Al Kapone, kurse ti mendon se e ke, por nuk e ke as emrin as punën. Ti, jo rastësisht, e ke emrin Kuposht. Vetë ke treguar me një deklaratë publike duke qenë i dehur se çfarë të kishte thënë yt Atë para partizanëve të Kërçovës “Kuposhtin e kam sahat me nje akrep”... - Po, po me një akrep, unë ngutem dhe ndonjëherë përmutem, pa qenë nevoja, ndërhyri prapë Kuposhti... - Jo, jo... Sahati ka dy akrepa, ngjiten prej brenda me niqah dhe jo nga jashtë, siç bashkohen burrë dhe grua kur martohen, por ti je hudume dhe se ke kuptuar mesazhin e “babës” tënd. Vetëm kopilat janë me një akrep, pasi s’dihet se cili akrep mund ta ketë lëvruar arën e babës tënd në zabelin e rrethuar si sahat. Ai të paska treguar moti përpara partizanëve se nuk je lozë e tij, ndaj të pështjellen punët gjithandej, mungesa në gjithçka dhe tash ke zatetë në hundlesh.. - Të lutem, hoxha i Allahut, hatri Dilës, që e ke kojshi, mos më mundo më shumë, por më ndihmo! Ja me vete kam edhe një tufë të flokëve dhe një copë harni të xhamadanit të Xhadijes.. - Ore, të paskan lënë mendët, çka të dukem unë ty, nuk jam unë mulla rrumaducë, nuk fry qime flokësh dhe harna xhamadani, as nuk më intereson sa herë e zgjidh ushkurin Xhadija jote e bardhë te Shatërvani... - Nuk e pata aty, të të them se je mulla rrumaducë, më fal, por kërkoj ndihmën tënde… të lutem!, dridhet dhe s’guxon të më shikojë në sy. - Jo, jo, s’kam pse të involvohem unë në këtë punë… - Të lutem, o hoxha i Allahut, (fillon të qajë) Nuk jam i qetë, kam frikë për vetveten, pse gruaja Xhadija më ka ikur, ndoshta ajo vjen apet, nuk është kjo ikje hera e parë e saj, por Al Kapone m’u lajmërua mbrëmë ka ora 10-të e natës dhe më pyeti: A e njeh hoxhën e Allahut, nëse e njeh shko thirre dhe eja me hoxhën… - A kështu të ka thënë? - Po. - Çudi - Më tha se ka parë emrin tim me një libër tëndin dhe mendonte se jemi shumë të afërt… Ndoshta më ndihmon dhe ma largon, e unë kurrë s’mund të dalë hakut, do ta pijë ty edhe ujin që të derdhet në legen kur merr abdest. - Jo, jo… ne jem miq, por vetëm si shkrimtar, pasi tjetër asgjë nuk na lidh, ti ke qenë nëpër shkolla shkish, unë jo, ti pi raki, unë jo, ti je sekt dervishësh që fikni dritat dhe kryeni orgji, unë jo. Aspak nuk jemi të afërt, vetëm miqë se thua se shkruan shqip... tjetër asgjë. - (Përjaget) Keni mundësi të më ndihmoni, së paku, në emër të Allahut, të më largoni rrezikun, ndërsa për Xhadijen s’e kam edhe shumë gajle, është mësuar ajo të flladitet kur t’i teket… - (Kuposhti, më shtyri n’gjynah, paska zor, më lutet në emër të Allahut) Dakord, por me një kusht… nëse Dila vjen me mua si dëshmitar në bisedën time me Al Kaponen... Dilë, çfarë thua ti, vjen apo nuk vjen? - (Heshtje, për një çast, si duket s’do të involvohet as si dëshmitar, pasi kishte filluar t’i rrisë rezervat e tij për Kuposhtin, mirëpo s’ma prishi, pasi Kuposhtin e pata njohur përmes tij në një ndeje në byfenë e teatrit të Shkupit) - Hoxho, pasi thua ti, unë do të vij, përndryshe jo! - Dilë, faleminderit për përgjigjen e drejtë. Kurse ti Kuposht ik tani dhe të lajmërohem pasi ta kontaktoj Al Kaponen - Faleminderit, o hoxha i Allahut!, e lëshoi zërin me ofshamë lehtësimi… Kurrë të keqe mos pafsh në jetë!
Kuposhti me të dridhme duarsh ashtu disi memzi e ndezi xhipin, u nda nga ne dhe mori rrugën përpjetë lagjes së veriut të Shkupit. Kurse unë i thashë Dilës, kojshi sonte do e kërkojmë Al Kaponen dhe të shohim çka ka bërë ky teveqel. Ai nuk na gënjen, pasi e njoh karakterin e tij… Ik tani ti dhe unë se vërtetë na mërdhini ky teveqel...
Pasi u ndava prej Dilës, shkova në shtëpi dhe thashë ta baj një zile menjëherë deri te numri sekret i Al Kapones, pasi e dija se tipat e këtillë gjithnjë zgjohen herët në mëngjes. Në cingërimën e parë jo, por të dytën, u dëgjua zëri i Al Kapones:
- Urdhno hoxho, jam kanë ka të pres, e kam ditur se ke me thirrë sot, por më thuaj a janë mirë krejt akrabaja dhe ti hoxho si ma ke qejfin… - Mirë, mirë... shkëlqyeshëm, veç ftohtë këto ditë shumë… Unë sonte pasi të kryej lutjen e pasmbrëmjes do e marr një kojshi timin dhe do të takohemi, me thuaj vendin… - S’ka problem hoxho, e di ti vendin, do ta kesh një surprizë të madhe.
Kjo ishte mjaft që unë të kuptoja se ku mund ta gjej, në cilën pjesë të qytetit gjindet vendi i tij i preferuar, por edhe i sigurt, pas ishte në kërkim të qenve të shkinisë për taksa dhe rrahje, por nuk e dija surprizën e tij...
Vazhdon rrëfimi...