Manchester City ka bërë një ofertë të mahnitshme prej 200 milionë eurove për Cristiano Ronaldo në verë. E përditshmja sportive spanjolle “AS†shkruan sot se City do të bëjë tani një ofertë të re për yllin e Portugalisë.
Sipas kësaj të përditshmeje agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ia ka bërë një ofertë presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili do të duhet pothuajse të dyfishoj paganë e Ronaldos.
Oferta e parë e “Citizens†për ish lojtarin e Manchester United ishte prej 145 milionë funte, ndërsa ata presin që bisedimet të zhvillohen kur të dy palët do të takohen në Spanjë më 18 shtator.
Por nga ana tjetër bëhet e ditur se Real Madridi ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt e drejtuar kah super portugezi,Cristiano Ronaldo. Skuadra mbretërore ka konfirmuar refuzimin e ofertës nga klubi anglez që dëshiron rikthimin e Ronaldo në Manchester, por jo te United.