2012-09-06 · Arkivi historik RTVZIK
Në Kuvendin e Kosovës, deputetët me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim) sot miratuan Rezolutën e paraqitur nga, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta.
Sipas Rezolutës së miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në aspektin politik, ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë