Megjithatë, diplomati thotë se problemi është se maqedonasit nuk ndjejnë se po shkojnë drejt të ardhmes më të mirë. Ajo mund të ndryshojë vetëm nëse vendi do të zgjidhte kontestin 20 vjeçar me Greqinë, e cila pohon se emri Maqedonia implikon pretendime territoriale ndaj rajonit grek me të njëjtin emër”, shkruan revista londineze
Londër - Ajo është mrekulli! Në prag të festës së ortodoksëve Pashkët, gjatë këtij vikendi, mijëra maqedonas janë mbledhur në kishën e kryeqytetit, freskat e së cilës kishin filluar të “shndërrisin” në mënyrë hyjnore. Kështu shkruan revista londineze me renome ndërkombëtare “Economist” në numrin e fundit në shkrimin e shkurtër në të cilin përmblidhet gjendja aktuale në vend, ndërsa si shkak merret ngjarja në kishën e Shkupit “Shën Dimitri”. “Përtej Urës së Gurit, e cila gjendet mbi lumin Vardar, kafenetë janë të mbushura me njerëz. Shqiptarët, të cilët përbëjnë rreth një të katërtën e popullatës së Maqedonisë, janë pjesë e grumbullit. Ajo, në një farë mënyre, është mrekulli tjetër. Mes janarit dhe marsit të këtij viti, vendi ka qenë i shqetësuar nga brenda nga banorët lokal. Polici maqedonas vrau dy shqiptarë gjatë një kontesti i cili mund, por nuk do të thotë se ka prapavijë etnike. Ndodhi edhe një karnaval fshatarësh ku u përqeshën myslimanët dhe grekët, kështu që kishte reagime nga të dyja palët. Janë ndezur flamuj publikisht, ndërsa këngë nacionaliste janë dëgjuar gjatë ndeshjeve të futbollit”, shkruan “Economist”. Për disa këto ngjarje ngjallën kujtime të hidhura të vitit 2001, thuhet më tej në shkrim, kur guerilët shqiptarë, të udhëhequr nga Ali Ahmeti, kanë luftuar me forcat e sigurimit të Maqedonisë dhe vendi ishte shumë afër luftës civile. “Por, gjërat ndryshuan dhe tani Ahmeti është pjesë e Qeverisë. Arsyeja për valën e dhunës së para pak ditëve është mister. Ashtu siç filloi në rastësisht, dhuna u ndal papritmas. Dikush deshi ‘të shfaqë kapacitetin e tij për destabilizim’”, sugjeron Suad Misini, analist lokal. Disa parashohin se konflikti i armatosur ka qenë “prapa këndit”. Por, një diplomat mirë i informuar nuk pajtohet me këtë. “Nuk ka kthim në vitin 2001”, thotë ai për Economist. “Megjithatë, diplomati thotë se problemi është se maqedonasit nuk ndjejnë se po shkojnë drejt të ardhmes më të mirë. Ajo mund të ndryshojë vetëm nëse vendi do të zgjidhte kontestin 20 vjeçar me Greqinë, e cila pohon se emri Maqedonia implikon pretendime territoriale ndaj rajonit grek me të njëjtin emër”, shkruan revista londineze. “Economist” sjellë në kujtim edhe kontestin që ka bllokuar Maqedoninë të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Problemet e tjera të Greqisë, konsideron Nikolla Poposki, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, nuk lejojnë që çështja e emrit të jetë e vënë në listën e mijëra top problemeve të tyre prioritare. Në ndërkohë, Maqedonia duhet të ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë. Stabiliteti makroekonomik sa solli deri në krijimin e vendeve të punës, thotë ekonomistja Sillvana Mojsovska. Ky vend ka nevojë edhe për më shumë mrekulli, vërteton revista”, shkruan “Economist”.