RTV Zëri · Kryefaqja

Promovimi i fushatës "Maqedonia pa mbeturina 2012"

2012-04-09 · Arkivi historik RTVZIK

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Stevo Temelkovski do ta prezantojë fushatën "Maqedonia pa mbeturina 2012".Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimt Hapësinor, me këtë fushatë Republika e Maqedonisë u inkuadrua në aksionin botëror për pastrimin e mbeturinave-Lets do it! World 2012, e cila edhe zyrtarisht është e mbështetur nga Parlamenti Evropian.

Në konferencën për shtyp do të marrë pjesë edhe deputetja Liljana Popovska dhe përfaqësuesi i asociacionit ‘Eja Maqedoni’, si bartës  të nismës.