|
MIGJENI (1911-1938)
Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911.
Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë
të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si
mësues në fshatin Vrakë, në
Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli
elemente të reja në letërsinë
shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial
të jetës së njerëzve të
varfër. "Vargjet e lira" është
përmbledhja e poezive të tij, ndërsa
"Novelat e qytetit të veriut" përmbledhje
e prozave, të cilat u botuan vetëm pas
vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët
shkrimtarë të kohës, që spikatën
amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të
përçudnuara, injorancën e regjimeve
despotike. Ndër vjershat më të
spikatura mund të përmenden "Të
birtë e shekullit të ri", "Recital
i malësorit", "Kanga e rinisë",
etj. Ndërsa në prozë, "Luli
i vocërr", "Legjenda e misrit",
"... bukën tonë të përditshme
falna zot", etj. Në dhjetor 1937, ai
niset për në Itali, për t'u kuruar
në senatoriumin San-Luigji të Torinos,
pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe
në një qetësi hyjnore ndërroi
jetë me 26 gusht 1938.
Migjeni.
Poezi.
1.Këngët
e mjerimit
Kangët e pakëndueme
Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme,
te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.
Thelle ne veten teme kanget e
mija jesin...
e une jam vullkani qe flen i fashitun
por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun
ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin.
Por a do te vije dita kanget me
u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulezue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.
O kanget qe fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej,
vetem une me ju po kenaqem si femija,
une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.
Të birtë e shekullit
të ri
Na te birt e shekullit te ri
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij,
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birt e shekullit te ri,
filizat e nje toke se rimun me lot
ku djerse e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshate e huaj
dhe ne marrezi duhej shume shtrejte t'u paguej
Na te birt e shekullit te ri
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast'i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane:
s'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerezore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem per hir
te kalbsinave te vjetra qe kerkojne "shejtnim"
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap, kanget e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, te skllavnis -
te jem' nji thumb i ngulun nder trute e njerezis.
Na te birt e shekullit te ri
me hovin tone, e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem me ra fli.
Kanga e rinis
Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thuaja kanges, rini, pash syt e tu...
Nxirre gezimin tand, te shpertheje me vrull...
Mos e freno kangen! Le te marri udhe.
Thueja kanges, rini, pash syt
e ty...
Te rroki, te puthi kanga, te nxisi me dashnu
me zjarm tand rini... Dhe te na mbysi dallga
prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kanges dhe qeshu
si femi!
Kumbimi i zanit te perplaset per qjelle,
dhe te ketheje prap te na - se hyjt ta kane zili,
e na te duem fort si duem nje diell.
Thueja kanges, Rini! Thueja kanges
gezimplote!
QESHU RINI! QESHU! BOTA ESHTE E JOTE.
Zgjimi
O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta
te
te shekujve te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te
te titajve te terbuem,
te cilet n'udhe per ne theqafje ketej pari i rane
dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Shkundeni prangat te mprapshta! E me brime
ngadhenjyese,
me hove viganesh, deshirash flatruese,
turrnju ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni
- ndosht' aty keni per te gjete fillin e nji hymni,
qe Ilyri e vjeter nder kremtime kendonte,
ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suaj zharitese
drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit
i cili fatin tone mbytte ne mnije te vete perpise
-
ta dije se te Birt' e Shqipes folen ja ngrehen
vetvetit.
Recital i Malcorit
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,
Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.
Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!
Po une, kur? heu! kur kam per
t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
Kënga e dhimbës
krenare
O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen
dhe shperthen nder vargjet e lira...
A deshte vall per t'u ngushlluemtue stolise boten
me xhevahira?
O dhimbe krenare nder vargjet
e lira,
qe kumbojne me tinguj te sinqerte...
Vall, a do te prekish send nder ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte?
O kange e deje e dhimbes krenare...
Mos pusho kurre! Po bashke me vaje
si dy binjake kendoni mjerimin -
se koha do te ju bije ngushellimin.
KANGET E PAKENDUEME
Thellë në veten teme
flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i
nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë
ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë
e pa zori.
Thelltë në veten teme
kangët e miajesin...
e unë jam vullkai që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me
i qitun
në një mijë ngjyra të bukra
që nuk vdesin.
Por a do të vijë dita
kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.
0 kangët që fleni reliktet
e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të
huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë-
djepi juej; ndoshta vorri juej.
2.Këngët
e rinisë
EKSTAZA PRANVERORE
...dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji
gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një folë,
e njëjetë e bukur, e një jetë
e rë,
me dëshira të shumta po buzqesh në
lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt
shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare - mandej poshtë
vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një
mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të
trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet
po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet
jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen
agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një
gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë
e re
me dëshira të shumta po buzqesh në
lulzim.
DY BUZË
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma ikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë të përgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithen
në buzë kur m'u njitën -
andjeet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trunin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një grueje stërzane
një pranverë të tanë më
mome
një pjesë zemre më nxome,
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lotë të mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
SONET PRANVERUER
Me kangë në buzë
e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n'argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.
Me kangë në buzë
u zgjue agimi
dhe ia këndoi kangën diellit t' art
rrezash purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiellë të
kjartë.
Me manushaqe në buzë
e me andje në zemra
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulzimi derdhi,
me gji të paprekun, ku dashnia
sosë
me fletza trandafilesh që flladi sjelli
dhe adhrojnë pranverën me një apoteozë
NJË NATË
Grue a hyjneshë, e mbështjellun
n'errsi të natës,
zbriti nga sfera të panjoftuna ndër
odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme
ndjesi,
një heshtje parathanse zemrën don të
ma përpijë,
vetëm që ora këndon kangën
e thjeshtë të natës
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e
kangës
Grue a hyjneshë m'erdhi nga gjin' i errsinës...
Që! frymën ia ndjej dhe zemrën
që rreh prej fellsinës.
Buzët e njoma të saj,
Syt e zez e të mdhaj
me hamnoni vijash të bindshme
premtojnë një dashni të hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambël të marrveshtjes).
Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit
ejona
më një valle dëfryese, pa marrun
frymë...
3.Këngët
e fundit
NJË NATË PA
GJUMË
A.SH.
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë,
o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët
natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb,
e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që
të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton
sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë
të kesh,
se do çmendem në kët natë
pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të
ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e
ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të
një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat,
shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më
kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër
drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët
e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj
si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.
VUEJTJA
Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt po më madhohen,
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më
shtohen
e si buzqeshja m'asht e hidhun...
... dhe po ndij
se si mëngjeset e mia
nukjanë ma mëngjese hovi e pune,
as ndërtimi, por të shtymt dita më
ditë
e një jete që s'durohet.
Dalngadalë po shof
si jeta një nga një
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi,
përpara
nuk e dishe, ojetë,
se kaq i tmerrtë
asht grushti i yt
që mbyt
pa mëshirë.
Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt po më madhohen
nëpër ballë dhe në ftyrë
rrudhat po më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
ndërluftat e jetës.
FRYMËZIM i PAFAT
Frymzim' i em i pafat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për kë po më flet? për kë
të shkruej?
përse po më ban që kaq të
vuej?
pse vjen e më djeg mu në gji,
frymzim' i em i pafat?
Për të gjorët?
për ata që nuk kanë dritë?
0 frymzim' i em i ngratë,
mjaft me plagë që s'kan shërim,
leni të dergjen në mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botës s'ia kande atë kangë të
thatë,
thot se mjell një farë të idhtë.
Far' e idhtë... far' e idhë...
- 0 njerz të bimë nga far' e ambël!
Frigë të mos keni, pse një kangë
mund t'ju theri në ndjesi,
t'ju kujtojnë zemrën në gji
në ndërgjegje dhe një dangë...
porju t'ju bajë edhe ma zi.
Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk të due!
S'i due hovet tueja të nalta,
as fluturimet... Nëpër balta...
të ditve tona të shklas un due
rrokë me njerzit që rrok nata.
VETMIA
Më plak mërzitja
që vetmiamë sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m'i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
- Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj -
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. - sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
NËN FLAMUJT E MELANKOLISË
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme...
... dhe askush s'mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të
madhe,
për të qitë në dritë
një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme.
|