.
GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE
FOLJA
|| Njohuri të përgjithshme || Mënyrat
e foljeve || Kohët e foljeve || Vetat dhe
numrat e foljeve || Zgjedhimi i foljeve || Shenjat
e pikësimit ||
NJOHURI TË PËRGJITHSHME
Folje quhen fjalët që tregojnë
se subjekti vepron ose pëson diçka
ose ndodhet në një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është
fjala për njerëz, kafshë dhe sende,
po nuk dimë se çfarë bëjnë
ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi
motra punon, mollët u poqën, macja fle
atëherë prej fjalës punon mësojmë
se motra po kryen një veprim (punon), prej
fjalës u poqën mësojmë se
mollët pësuan diçka (u poqën),
prej fjalës fle mesojmë se macja ndodhet
në një gjendje të caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë
folje.
FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE, VEPRORE DHE
JOVEPRORE
Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave
i kalon një personi ose sendi tjetër,
d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor
të drejtë janë folje kalimtare
të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet .
Foljet që mund të marrin kundrinor të
zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare
të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë
njëkohësisht një kundrinor të
drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë
pa parafjalë, pra të jëtë
njëkohësisht folje kalimtare e drejtë
dhe e zhdrejtë Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë
kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare,
herë si jokalimtare. për të gjetur
se cilit grup i përkasin duhet parë
se në ç'kuptim janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare të drejta kanë dy
forma , formën veprore dhe formën joveprore
:
Forma veprore Forma joveprore
laj, fshij, thaj lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) janë foljet
që tregojnë se subjekti vepron ( laj
fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
kurse joveprore foljet që tregojnë se
subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet
veprimit të një tjetri ( lahem nga dikush
) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i
tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
MËNYRAT E FOLJEVE
Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund
të paraqitet prej folësit në mënyra
të ndryshme:
- si diçka e realizuar : Ne punuam.
- si diçka e dëshirueshme, e pritshme:
Të punojmë apo të mos punojmë.
- si urdhër: Punoni!
- si habi: Punuakan!
Trajtat e ndryshme që merr folja për
të shprehur pikërisht këta kuptime
quhen mënyra. Në gjuhën shqipe
folja ka gjashtë mënyra:
dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore,
urdhërore.
Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e
shprehur prej foljes si diçka të vërtetë
ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje:
Iliri po mëson.
Iliri nuk po mëson.
A po mëson Iliri ?
Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur
prej foljes si diçkaqë dëshirojmë
ose presim të ndodhë.
Po të punosh do të fitosh.
Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur
të foljes si diçka të mundshme
që varet (kushtëzohet) nga një
veprim tjetër:
Po të punoje më shumë, do ta mësoje
më mirë kompjuterin.
Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur
prej foljes si diçka të papritur që
shkakton habi:
Sa qënka rritur !
Ju mësokeni shumë !
Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e
shprehur prej foljes në formë urimi
ose mallkimi:
Shkofsh e ardhsh shëndosh !
U bëfsh njëqind vjeç !
Të raftë pika !
Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e
shprehur prej foljes në formë urdhëri,
kërkesë, këshillë:
Punoni më mirë.
Mësoni më shumë.
Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja,
dëshirorja dhe urdhërorja kanë
forma të veçanta për kohë
dhe për veta të ndryshme të çdo
numri.
Veç këtyre mënyrave ka edhe forma
foljore të pashtjelluara të cilat nuk
kanë as kohë as vetë as numër.
Format e pashtjelluara të foljeve janë:
pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja:
- pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur,
tharë etj.;
Foljet kanë edhe një pjesore të
shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores
prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë,:
punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë),
gjet(ur) - gjet thën(ë) - thën.
- paskajorja: për të punuar, për
të mësuar, për të marrë
etj.;
- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar
duke marrë etj.;
- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa mësuar,
pa marrë etj.;
Në këto trajta, ajo që shprehet
nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit
në mënyra të ndryshme, prandaj
ato nuk merren si mënyra.
KOHËT E FOLJEVE
Kohët themelore të foljes janë
e tashmja, e shkuara, e ardhmja. E tashmja tregon
diçka që bëhet tani.
Fryn erë dhe bie shi.
E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera,
e kryera e thjeshtë dhe e kryera që
shprehin veprime të kryera para çastit
kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera
e tejshkuar që shprehin veprime para një
çasti të caktuar të së shkuarës:
Frynte erë dhe binte shi.
Kishte fryrë erë dhe kishte rënë
shi.
E ardhmja ka dy kohë të ardhmen dhe
të ardhmen e përparme.
E ardhmja shpreh një veprim që pritet
të kryhet pas çastit kur flasim ose
që do të kryhet në të ardhmen:
Do të bjerë shi.
E ardhmja e përparme shpreh një veprim
që pritet të kryhet para një veprimi
tjetër në të ardhmen:
Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem
mbaruar detyrat.
Përveç përdorimeve themelore
kohët kanë edhe përdorime të
tjera më të veçanta.
Kohet e foljeve janë: të thjeshta dhe
të përbëra. Të thjeshta janë
e tashmja, e pakryera,
e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen
kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes:
mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je,
mëso-v-a, mëso-v-e
Kohët e përbëra janë: e kryera
( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha
mësuar ), e kryera e tejshkuar ( pata mësuar
), e ardhmja e përparme ( do të kem
mësuar ). Këto formohen me ndihmën
e foljeve ndihmëse.
VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE
Vetë e foljes quhet forma foljore që
tregon se kush e kryen veprimin
( unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato ):
VI unë punoj ne punojmë
VII ti punon ju punoni
VIII ai punon ato punojnë
Numër i foljes quhet forma foljore që
tregon se veprimi kryhet nga një ose më
shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra,
njëjësin dhe shumësin:
Unë punoj ( v I njëjës )
Ne punojmë ( v I shumës )
SHENJAT E PIKËSIMIT
Shenjat kryesore të pikësimit janë
: pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!),
tri pikat(
), presja(,), pikëpresja(;),
dy pikat(: ), thonjëzat(" ), viza
lidhëse(-) .
Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja
, dhe tri pikat përdoren në fund të
fjalisë për të shënuar pushimin
që ndan dy fjali në gjuhën e folur
.
Pika shënon intonacionin zbritës që
shoqëron zakonisht fundin e fjalisë
dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin
ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë
të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht
intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë
që karakterizon shprehjen e një emocioni
( një e papritur , kundërshtim , zemërim
, gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një
këngë trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia përmban
një nëntext ose që mbetet e pambaruar
:
Komandanti i urdhëroi ushtarët të
dilnin roje se shejtani besë s'ka (
)
Presja , pikëpresja , kllapat përdoren
brenda fjalisë .
Presja shënon grafikisht një pushim
të shkurtër brenda fjalisë . Ajo
shërben për të vënë në
dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh
në rolin e një gjymtyre të veçuar
: Artani (,) djali më i madh(,) punonte në
tregëti
Një fjalë a një grup fjalësh
në rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më
pozititve të popullit : urtësinë
(,) mençurinë e trimërinë
.
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme
:
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg
.
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët
(,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr
.
Pikëpresja shënon grafikisht një
pushim më të gjatë se presja .
Ajo ndan në përgjithësi pjesë
të ndryshme të pavarura të një
fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën (;) ata
që s'më donin , nuk erdhën .
Dy pikat shënojnë një pushim që
zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe
prej saj dy pikat kanë një vlerë
, lajmërojnë një shpjegim , një
varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë
(: )as duart, as këmbët. Disa pemë
p.sh.(: ) portokallat, limonat , mandarinat i
pjekin frutat në dimër .
Kllapat shënojnë një pushim të
shkurtër si presja e shërbejnë
për të dalluar , shquar dhe veçuar
një grup fjalësh që shprehin një
sqarim ose një mendim të ndërshtënë
:
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në
mes të saj një shkëmb i kuq )---
Dritën e priste Agimi .
Thojëzat dhe vizat
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për
të rrethuar fjalët e një ose më
shumë bashkëbiseduesve në një
ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq
kollaj(") , - tha plaku .
Thojëzat shërbejnë gjithashtu
për të shënuar emertimet e rrugëve
, institucioneve, titujt e librave , revistave
, gazetave etj .: Banon në rrugën (")Naim
Frashëri(").
Shkurtimet
Një numër fjalësh të gjata
që përdoren shpesh, shkruhen të
shkurtuara sipas një mënyre të
caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime.
Shkurtimet më të përdorshme janë:
emrat e gjatë të shteteve, oganizatave,
institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika
e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike),
--ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto
shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha,
pa vënë pikë, as ndërmjet,
as pas tyre;
emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri,
A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste
pas shkurtimeve vihet pikë; Disa fjalë
që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë),
p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë),
fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli),
vëll. (vëllimi) etj. Në këtë
rast pas çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë:
10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56
kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste
nuk vihet pikë.
Fjalët që shkurtohen lexohen të
plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe
sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja),
OKB (okëbëja).
--------------------------------------------------------------------------------
E DREJTA AUTORIALE © SHQIPËRIA E BASHKUAR
1999 - 2002
|