Sami Frasheri, dijetari i madh shqiptar qe
endet mes dy popujve
Nga: Alban Tartari / Ankara
Eshte shkruar shume per Vellezerit Frasheri
dhe per Sami Frasherin ne vecanti. Sami Frasheri
iluministi i madh, eshte nje nga personalitet
me te medha qe ka nxjerre populli shqiptar vepra
e te cilit vazhdon te beje drite njelloj si
diten e pare megjithese ka kaluar mese nje shekull
qe kur ka dale ne drite.
Historia shqiptare i ka dhene nje vend te gjere
Sami Frasherit, te cilit i kemi borxh cdo germe
qe shkruajme sot sepse ai eshte hartuesi i alfabetit
te gjuhes shqipe.
Duke folur me albanologun e madh me origjine
shqiptare prof.Nexhip Allpan i cili prej kohesh
jeton ne Ankara, mesojme ato qe nuk dime ne
lidhje me Sami Frasherin. Prof.Allpan ka qene
nje nga studiuesit shqiptare qe e ka perpunuar
vepren e vellezerve Frasheri ne menyre te paster
e te pandikuar nga regjimet e sistemet, direkt
nga arkivat e Perandorise Osmane ne Stamboll.
Sami Frasheri ose Shemsettin Samiu sic i thone
turqit e qe perkthehet Samiu i ndritur
si diell, eshte nder albanologet, gjuhetaret
qe kane hedhur themelet e gjuhes se sotme shqipe
nderkohe qe sherbenin nen petkun e Perandorise
me te madhe te kohrave asaj Osmane. Ne kohen
kur ishte e ndaluar te flitej per nacionalitetin
dhe bile neper qarqet e perandorise ishte e
ndaluar te perdorej termi turk dhe
Turqi, Sami Frasheri dijetari i
madh do hidhte edhe themelet e turkologjise
krejt i vetem. Pra ne nje kohe kur vete turqit
e perandorise osmane thonin jemi osmane
dhe denoheshin po te shprehnin se ishin turq
Sami Frasheri me punen e tij brilante do hidhte
hapat e para ne fushen e albanologjise dhe turkologjise.
Dihet qe per kete ai u dergua ne Marok si gjysme
i internuar por zhdervjelltesia e tij ben qe
te kthehet perseri ne Stamboll dhe te nxjerre
edhe gazeten e tij Terxhuman-i Shark (Lajmetari
i Lindjes) dhe prej andej te mbronte te drejtat
e shqiptareve dhe te punonte dhe per turqit
qe ne perandorine e tyre e kishin te ndaluar
te thonin se jemi turq.
Keshtu Sami Frasheri ose Shemsettin Samiu sic
e quajne turqit me nderim, do shkruante romanin
e pare ne turqisht bazuar mbi nje ngjarje te
vertete dhe do ta titullonte Dashuria
e Talatit dhe Fitnetes, do hartonte fjaloret
e pare osmanllisht-frengjisht, osmanllisht-arabisht
dhe anasjelltas. Ai do nxirrte per here te pare
librat e vegjel te xhepit qe mund te lexoheshin
kudo, shkruan drama e tregime, perkthen shume
kryevepra perendimore dhe nder keto Te
Mjeret e Hygoit.
Ne jeten e tij 54 vjecare,Sami Fasheri
ka hartuar e botuar 54 vepra letrare,gjuhesore,kulturore
ne turqisht e shqip shprehet Prof. Allpan
ne librin Shqiptaret ne Perandorine Osmane
(bashke autor me Nesip Kacin).
Krahas kesaj Samiu ishte mese i pranishem ne
shtypin e atehershem turk dhe do te themelonte
edhe gazeten e perditshme Sabah (Mengjesi) qe
edhe sot eshte nga gazetat me te lexuara ne
Turqi. Ketu ne Turqi shume rruge, shkolla e
akademi mbajne emrin e Sami Frasherit, babait
te turkologjise dhe emri i tij radhitet krahas
atyre qe e themeluan shtetin modern turk,krahas
Mustafa Qemalit, Mehmet Akifit, *smet *nonyse,
Hasan Tahsinit etj.
Ne nje ore leksioni me 1998 ne Universitetin
e Ankarase ku dhe autori i ketij shkrimi si
student merrte pjese, Prof.Dr. Ahmet Taner Kislali
ish-minister Kulture ne qeverine e 1979s
te Bulent Ecevitit tregon sesi ambasadori i
atehershem i Shqiperise kerkoi zyrtarisht eshtrat
e Sami Frasherit. Qeveria turke jo vetem qe
nuk e pranoi kete por i shprehu keqardhjen ambasadorit
shqiptar duke i thene se Shemsettin Samiu (Sami
Frasheri) ishte nje figure e pandashme me Turqine
moderne dhe se aq sa ka bere per Shqiperine
ka bere edhe per Turqine, ne mos me shume. Pra
pandaresia e Sami Frasherit dijetarit te madh
qe endet midis dy popujve te dy mirenjohes ndaj
tij, qendron te sherbimet e vyera dhe te pazevendesueshme
qe u ka bere ai vete. Ai vazhdon te jetojne
ne shpirtin e turqve intelektuale shprehet
prof.Nexhipi. Ky personalitet- thote ai
- do vazhdoje te endet si ure lidhese ndermjet
shqiptareve dhe turqve si per ti treguar botes
se Burrat e medhenj dine te ngrejne ura e jo
ti hedhin ato ne ere. Prof.Nexhipi ruan
ne biblioteken e tij personale me qindra dokumente
ne lidhje me Sami Frasherin te cilat i ka nxjerre
duke hulumtuar punen e Samiut ne arkivat e Perandorise
Osmane dhe ka patur te beje me dokumente origjinale
te perpunuara nga Samiu.
Puna ne kushte te veshtira dhe gjithmone nen
stres, dhe hallet e kombit qe Samiu ngrinte
bene qe ai te vdiste i ri dhe te mos arrinte
ta shihte krijimin dhe njohjen e shtetit shqiptar,
por cdo gur i kulles se Shqiptarise eshte vendosur
mbi themelin qe ai ka hedhur me aq pune e mund.
Ne Turqi nuk ka njeri te mos e dije Shemsettin
Samiun, i cili sic hodhi bazat e albanologjise,
beri studime te gjata te parat keto ne fushen
e turkologjise dhe tashme ai pranohet ne historine
turke si turkologu i pare i Turqise dhe Mustafa
Qemali kur shpalli Republiken Turke me 1923
reformat gjuhesore i ka bere sipas projekteve
pergatitur nga Sami Frasheri. Publicistka e
tij e ruan rendesine edhe sot ne Turqi dhe mbi
kete jane shkruar me qindra teza e libra, dhe
jane dhene shume konferenca. Keshtu eshtrat
e dijetarit te madh shqiptar do prehen ne Stamboll,
si shenje nderimi per punen e tij karshi turqve
te cilet nuk e lejojne kthimin e tij ne panteonin
shqiptar dhe ne do te na duhet te udhetojme
per ta vizituar personalitetin qe i kemi borxh
cdo germe qe shkruajme.