|
SHQIPERIA PROAMERIKANE DESHIRON INTEGRIM EVROPIAN
Megjithese me bindje proamerikane, Shqiperia ka si
synim paresor integrimin ne BE, gje te cilen shpreson
ta arrije ne afat te mesem perkrah vendeve te tjera
ballkanike. Gjate krizes irakiane, si shume vende te
tjera evropiane, kandidate per ne Bashkimin Evropian,
edhe Shqiperia mori anen e Shteteve te Bashkuara, duke
i cilesuar madje qeverite evropiane qe ishin kunder
luftes, si mosmirenjohese ndaj rolit vendimtar qe luajten
Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjate vitit 1944 per
t'i cliruar nga zgjedha naziste. Madje, ajo ka qene
njeri nga vendet e pakta qe dergoi trupat e saj te kembesorise
ne Irak, megjithese kjo dergate ishte me shume simbolike,
me vetem 75 ushtare. Ne shkembim Shqiperia, e cila ka
shprehur po ashtu gatishmerine e saj per te lejuar baza
ushtarake amerikane ne truallin e saj, shpreson ne mbeshtetjen
aktive te Uashingtonit per t'u anetaresuar ne NATO rreth
vitit 2005. Kjo perspektive kundrohet ne Shqiperi si
nje hap me rendesi ne procesin e integrimit te saj ne
bashkesine perendimore, per te cilen ajo enderron qe
nga renia e diktatures komuniste, e njeres prej dikaturave
me te egra qe ka sunduar atje per disa dhjetevjecare.
Dhe qe prej "clirimit", nje ndjenje e forte
proamerikane ka filluar te perhapet ne gjirin e popullsise
se saj. Kjo ndjenje mori nje hov te ri me perfshirjen
me 1999 te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne luften
e Kosoves, perfshirje qe u pa me sy shume te mire nga
shqiptaret.
"Per Shqiperine, Shtetet e Bashkuara perfaqesojne
nje aleat strategjik te pazevendesueshem ne fushen e
sigurise, por kjo ndjenje nuk i pengon shqiptaret te
ndihen thellesisht proevropiane", i pohon nje diplomat
ne Tirane, korrespondentit te Agjencise "Frans
Press", Jean - Eudes Barbier.
Sipas perfaqesuesit te BE-se ne Shqiperi, gjermanit
Lutz Salzmann, deshira per t'iu bashkangjitur Evropes
behet edhe me e kuptueshme, kur dihet se BE-ja perfaqeson
partnerin e pare te Tiranes per sa u takon ndihmave
per zhvillim. BE-ja eshte angazhuar po ashtu ne nje
program 5-vjecar ndihmash (2001 - 2004) prej 180 milione
eurosh. "Te pakten 50% e ndihmave te huaja qe merr
Shqiperia jane evropiane, ato i tejkalojne dukshem edhe
ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes" - ve
ne dukje ambasadori Salzmann. Qe nga janari, Tirana
ka filluar bisedimet me Brukselin per nje marreveshje
asocimi dhe stabiliteti me BE-ne, marreveshje qe duhet
te nenshkruhet me se fundi me 004. E renditur nder vendet
me te varfera te Evropes, me nje te ardhur per fryme
prej 1300 dollaresh ne vit, Shqiperise nuk i mungojne
megjithate mundesite per ta kapercyer kete prapambetje.
Me nje bregdet me gjatesi prej me shume se 300 kilometrash,
vendi shpreson shume nga turizmi per t'i dhene nje shtyse
vendimtare ekonomise se tij te neperkembur. Kjo veprimtari,
qe ka krijuar nje vlere prej 400 milione dollaresh per
vitin 2002, nuk ka arritur megjithate te ndikoje dukshem
ne buxhetin e brendshem kombetar me nje vlere modeste
prej 1 miliard dollaresh, sepse ekonomia e turizmit
eshte pjese perberese e ekonomise se zeze, qe i shpeton
kontrollit te shtetit. Reformat e ndermarra nga pushteti
kane si qellim te luftojne ekonomine e zeze, e cila
perfaqeson 60% te asaj zyrtare. Ekonomia informale ushqehet
po ashtu edhe nga te prurat e diaspores, rreth 700000
emigrante, dhe per me shume edhe nga operacionet e pastrimit
te parave, te kontrolluara nga mafia, e cila mbetet
teper e fuqishme ne vend.
"Tani per tani vendi do te fundosej pa kete lloj
ekonomie", mendon Salzmann. E stabilizuar ne planin
politik, Shqiperise i nevojiten megjithate disa dhjetera
vjet per te rimarre veten, per te mposhtur krimin e
organizuar dhe per t'iu bashkangjitur trenit te vendeve
fqinje drejt BE-se, perkatesisht Maqedonise, Kroacise
dhe federates serbo - malazeze, ve ne dukje Jean - Eudes
Barbier.
Koment i AFP-se
|