Procesi i demokratizimit
dhe pavarësisë së Kosovës nuk
mund të shihet dhe kuptohet i shkëputur
apo i izoluar nga
rrjedhat e përgjithshme politike, ekonomike
dhe sociale të
botës. Përgjegjësitë dhe angazhimet
e institucioneve të
Kosovës, duhet të fokusohen në drejtim
të forcimit të rolit të
komunikimit dhe bashkëpunimit me vendet e rajonit
dhe
Perëndimit, në fushat institucionale e
shoqërore.
ME SHQIPËRINË:
Angazhimi për thellimin e bashkëpunimit
në të gjitha sferat institucionale dhe
të integrimeve kombëtare.
-Përshpejtimi dhe thellimi i lidhjeve arsimore,
shkencore dhe kulturore në të gjitha fushat
dhe nivelet.
-Rivënia në funksion (nga qeveria e Kosovës)
e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës
në Tiranë.
- Gradualisht të fillojë vënia në
jetë e projektit ende ideor për
ndërtimin e rrugës (autostradës)
Prishtinë-Morinë - Durrës.
- Shqyrtimi i mundësisë për krijimin
i një zone të lirë tregtare në
të dy anët e kufirit me Shqipërinë,
për të krijuar impulse zhvillimi në
zonën perëndimore të Kosovës
dhe për t'i shfrytëzuar lidhjet e natyrshme
gjeografike dhe të biznesit.
- Rishikimi i politikave doganore në mënyrë
që këto politika të pasqyrojnë
realitetet ekonomike dhe politike dhe të mos
bëhen pengesë për zhvillimin e tregtisë
së lirë ndërmjet dy
vendeve.
-Koordinimi i planeve (Prishtinë - Tiranë)
për një korridor
transporti ndërmjet Shqipërisë dhe
Kosovës, si domosdoshm ëri për t'u
krijuar hapësirë ekonomike bizneseve,
për t'i
shkurtuar kostot e eksportit dhe zbatuar politikat
evropiane
në rajon për forcimin e lidhjeve tregtare
dhe integrimin
ekonomik.
-Krijimi i mundësive më të lehta
për qarkullimin e lirë për
qytetarët e Kosovës në territorin
e Shqipërisë, pavarësisht nga problemet
specifike që ka Kosova me dokumentacionin
e duhur për qarkullim ndërkombëtar.
- Krijimi i bazës ligjore dhe mekanizmave efikas
që mundësojnë njohjen reciproke të
statusit të beneficuar të organizatave
joqeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë.
- Themelimi i mekanizmave relevant nga institucionet
për
promovimin e tregtisë dypalëshe- një
mekanizmi të Kosovës në Tiranë
dhe një të Shqipërisë në
Prishtinë.
- Shqyrtimi i mundësive për caktimin e
fondeve të posaçme
buxhetore në të dy vendet për promovimin
e turizmit.
-Thellimi i bashkëpunimit në sektorin
e mediave - krijimi i
bazës ligjore për lejimin e shkëmbimeve
televizive dhe liberalizimi praktik i licensimit
të mediave në të dy vendet.
ME MAQEDONINË:
- Angazhimi për tejkalimin e divergjencave
rreth problemeve
që lidhën me të kaluarën dhe
të tashmën e dy
vendeve, përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit,
me një
dialog të drejtpërdrejtë, aktiv dhe
transparent. Kjo do të
ndikojë që të zbutën apo hiqen
krejtësisht paragjykimet nga
e kaluara, ku rreziku dhe problemet e brendshme
në
mënyrë përmanente shiheshin te fqinjët
(sindrom ballkanas).
-Reflektime pozitive, demokratike të gjithaneshme
për njëritjetrin
dhe për qytetarët e të dy vendeve
në nivel të institucioneve.
-Mbështetje e Marrëveshjes së Ohrit
nga institucionet e
Kosovës dhe vendosmëri e mekanizmave relevant
për përshpejtimin
dhe implementimin e saj. Jetësimi i kësaj
marrëveshjeje
hap përspektivë për paqe të
qëndrueshme dhe
më tepër drejtesi në Maqedoni, por
nënkupton edhe më
tepër stabilitet në tërë rajonin.
- Institucionet e Maqedonisë të reflektojne
drejt për njohjen
e vullnetit të qytetarëve të Kosovës,
për statusin politik.
- Të hapen zyrat e ndërlidhjes në
Shkup dhe Prishtinë.
Përshëndetet heqja e vizave për qytetarët
kosovarë qëdëshirojnë të
lëvizin nëpër Maqedoni, por duhet
të ndodhë
liberalizimi i plotë dhe efektiv i kalimeve
ndërkufitare. |
Orientimet e përbashkëta për integrime
në struktuarat euro
atlantike duhet ta forcojnë bashkëpunimin
në drejtim të
hapjes se kufijve ndërmjet vendeve tona, ta
rrisim tolerancën ndërnacionale dhe ta
shtyjnë përpara ecjen drejt thellimit
të proceseve demokratike. Është e
ditur dhe e përjetuar se mbyllja në vetvete,
paragjykimet dhe nxitja e mosbesimit reciprok, e
frenojnë progresin e përgjithshëm.
Çështja e kufijve nuk duhet të
jetë "mollë sherri". Kufijtë
duhet të hapën, të liberalizohen
dhe të kthehen në pika-vija
kontakti dhe të mirëkuptimit. Duhet të
ketë lëvizje të lirë të
mallrave dhe qytetarëve. Hapja e kufijve duhet
t'i afrojë dhe
miqësojë, e assesi t'i armiqësojë
vendet dhe popujt tanë.
Sot, kufijtë nuk garantojnë sigurinë
e pavarësisë së një
vendi.
Të hapën bisedimet për regjimin doganor
ndërmjet dy
vendeve në mënyrë që kjo bazë
të pasqyrojë realisht nevojat
dhe të drejtën e Kosovës, të
mos ketë ndikime negative
për ekonominë e Kosovës.
Qeveritë të krijojnë mekanizmat përkatëse,
të përbashkëta
kosovaro-maqedonase për mbikëqyrjen e
verifikimit të
origjinës së mallrave në kuadrin
e marrëveshjes për tregti të
lirë ndërmjet Maqedonisë dhe "Jugosllavisë"
- Serbisë dhe
Mali të Zi.
Të shqyrtohen mundësitë për
normalizimin dhe intensfikimin
e transportit hekurudhor ndërmjet dy vendeve.
Forcimi i lidhjeve dhe këmbimeve shkencore
e edukative,do ta rrisë shkallën e njohjes
se njëri-tjetrit, duke nxjerr në pah vlerat
e përbashkëta, vlerat universale.
Lufta e përbashkët kundër dukurive
negative bën që
hapësirat tona të mos bëhen strehë
ose vende tranziti për
forma ilegale të trafiqeve nërmjet lindjes
dhe perëndimit.
Bashkëpunimin me fqinjët, as Maqedonia
e as Kosova, nuk
duhet ta ndërtojnë mbi baza të "koalicioneve
rajonale" anti-
Prishtinë apo Shkup.
ME MALIN E ZI
Solidariteti i treguar gjatë periudhës
kur populli shqiptar i
Kosovës ballafaqohej me politikën genocidale
të Beogradit 1998/99, pa dyshim, ka krijuar
një bazë të mirë për konsolidimin
dhe thellimin e besimit ndërmjet dy popujve
dhe vendeve, të dyja në përpjekje
të zgjidhjes përfundimtare të statusit
politik.
Të dy vendet udhëhiqen nga qeveri demokratike,
të dalura
nga vota e lirë dhe si të tilla, kemi
bindjen se do të vazhdohet të zbatohet
politika e respektimit të normave
demokratike, e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit
për një
fqinjësi më të mirë.
Të zhvillohen takime dhe kontakte të drejtpërdrejta
dhe
transparente ndërmjet të institucioneve
dhe personaliteteve
publike të Prishtinës dhe Podgoricës.
Lidershipi politik dhe bartësit e institucioneve
të Kosovës t'i
vizitojnë dhe inkurajojnë refugjatët
(qytetarë të Kosovës), të cilët
janë të strehuar në këtë
vend për kthim vullnetar dhe individual në
shtëpitë dhe pronat e tyre.
Hapja e zyrave të komunikimit në Podgoricë
dhe Prishtine
do të krijonte mundësinë e komunikimit
normal dhe të
bashkëpunimeve bilaterale.
Qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve
Këmbimi i përvojave demokratike në
lëmitë e ndryshme të jetës politike,
ekonomike, sociale, arsimore dhe shkencore, vende
në tranzicion demokratik.
Bashkërendimi i luftës ndaj fenomeneve
negative: kundër
korrupcionit, kontrabandës dhe krimit të
organizuar, që
deformon dhe vonon procesin e demokratizimit të
vendeve
dhe popujve tanë.
Nxitja e turizmit kërkon një mbështetje
institucionale, sepse
përmes turizmit qytetarët tanë vendosin
kontakte dhe
mirëkuptim më të drejtpërdrejtë
ndërmjet tyre.
Institucionet dhe qytetarët e Kosovës
duhet të respektojnë
të drejtën e qytetarëve të Malit
të Zi për të vendosur rreth
statusit përfundimtar të kësaj republike.
Kemi besim se një
respekt dhe njohje reciproke do të ndodhë
edhe ndaj aspiratave të drejta të qytetarëve
të Kosovës, nga qeveria dhe |
qytetarët malazez.
Institucionet e Kosoves duhet të mbështesin
përpjekjet e Malit të Zi, për integrim
në strukturat evroatlantike dhe anasjelltas.
ME SERBINË:
Si dy vende dhe popuj me një të kaluar
tragjike, e kaluara duhet të na mësojë
se çka nuk duhet të ndodhë kurrë
me
mes nesh. Serbia duhet t'i kërkojë të
falur Kosovës dhe të masakruarve,
jo nga fakti politik, por, nga nevoja e përspektivës
ndërmjet dy vendeve, ashtu siç bënë
shtetet e mëdha
Të zhvillohet bashkëpunim për nevoja
dhe për fqinjësi të respektit reciprok.
Pas ndryshimeve (rënies se Milosheviqit) në
Beograd,
shpresojmë se ky vend nuk do të vazhdojë
të jetë destabilizues i Ballkanit, pra
nuk do të vazhdojë të shkelë
të drejtat komuniteteve (hungarezëve,
shqiptarëve (Lugina e Preshevës), boshnjakëve
etj.) dhe të mbetet kryeqendra e
krimit të organizuar në rajon.
Shpresojmë që autoritetet e reja në
Beograd, do ta qartësojnë çështjen
e shqiptarëve të zhdukur dhe atyre të
marrë
peng.
Shpresojmë që Beogradi, do t'i kuptojë
drejt angazhimet tona (të Qeverisë së
Kosovës) për zgjidhjen e çështjes
së
refugjatëve (serbë qytetarë të
Kosovës), për krijmin e
kushteve për kthim (Rezoluta për Kthimin,
Kuvendi i Kosovës, maj 2002), do t'i ndalë
manipulimet dhe politizimin
e këtij procesi.
Duke respektuar parimin për një fqinjësi
të mirë, duhet të ndodhë ofrimi
i ofertave në nivele të barabarta nga
të dy
palët për bashkëpunim në baza
të intersave reciproke dhe realizimit të
vlerave perëndimore në rajon.
Kembimi i përvojave shkencore, i kuadrove akademike
dhe
botës civile, do të ndikonte në krijimin
e rrethanave më të përshtatshme për
tejkalimin ndarjeve etnike.
Në favor të bashkëpunimit fqinjësor,
do duhej hapur zyrat ndërlidhjes në Beograd
dhe Prishtinë.
Është në interesin e të dy vendeve
dhe popujve të zhvillohen takime transparente
të njerëzve qëllimmirë, që
si përcaktim
kanë ndërtimin e një të ardhme
jo të izoluar dhe
armiqësore, por demokratike, kooperuese dhe
të hapur.
Duhet të fillojë bashkëpunimi ndërkufitar.
Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare
të drejtësisë
do të përshpejtojë ngadhënjimin
e drejtësisë, mbi krimin
dhe do të kontribuojë në krijimin
e rendit dhe hapësirës
demokratike ndërvendore dhe rajonale.
Është i domosdoshëm krijimi i komisioneve
të ekspertëve për të shqyrtuar
çështjen e suksesionit, që ka të
bëjë me Kosovën si pjesë e ish-federatës
jugosllave, si dhe rreth dëmshpërblimit
për shkatërrimet dhe plaçkitjet
e Kosovës.
Të gjitha këto angazhime dhe projekte
serioze për t'u implementuar, kërkojnë
përgjegjësi të lartë nga vendorët
dhe mbështetje të plotë nga bashkësia
ndërkombetare,
sepse vetëm integrimet paralele rajonale dhe
perëndimore
janë bazë, garancë e mirë dhe
e sigurtë për ngadhënjimin e
vlerave thelbësore të globalizmit edhe
në hapësirat tona:
Lirisë, Drejtësisë dhe solidaritetit
të përbashkët. |