|
BAROMETRI DIPLOMATIK; Prof.Dr.
Mehdi Hyseni
Përderisa të mos zgjidhet
çështja koloniale shqiptare, Ballkani do
të jetojë nën ethe lufte
Me gjithë përpjekjet e pareshtura të
teknologjisë strategjike të bashkësisë
ndërkombëtare, që vendet ballkanike ti
përfshijë në mekanizmat dhe në proceset
e agjendës afatgjatë të integrimeve evropiane
dhe rajonale, kjo në kuptimin real pragmatik, është
vështirë të realizohet, sepse çështja
koloniale shqiptare, e pazgjidhur qe më se një
shekull, është barriera kyçe që
pengon jetësimin e një koncepti të këtillë
dhe, që Ballkanin e mban vazhdimisht në ethe
lufte. Si rrjedhim, për të dalë nga një
rreth i këtillë vicioz i kënetës
koloniale serbomadhe, dhe i ushtrimit të trysnisë
së faktorit ndërkombëtar, që kanë
paktuar, që Kosova dhe trevat e tjera
indigjene të Shqipërisë Etnike, (në
emër, dhe për hir të agjendave integruese
rajonale, që përbëjnë boshtin vertebral
të interesave komplementare të fuqive të
mëdha botërore) të ngelin edhe më
tej çifliqe koloniale të Serbisë
dhe Malit të Zi, si dhe të substratit të
tyre sllav (Greqia dhe Maqedonia), Platforma e Frontit
për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) me
plotë të drejtë përjashton një
koncept të këtillë antishqiptar dhe antiballkanik,
të ashtuquajtur të mbështetjes a të
ruajtjes së ekuilibrit buzë lufte
të forcave politike në Ballkan.
Mohimi dhe zvarritja e njohjes së pavarësisë
së Kosovës, janë ndër treguesit
më karakteristikë, që pasqyrojnë
disponimin e diplomacisë ndërkombëtare
të fuqive të mëdha botërore, se
vetëm për shqiptarët në Ballkan,
nuk mund të ndryshohen kufijtë
ekzistues ( administrativë-artificialë
mh), me justifikimin më iracional të
politikës së tyre, se njohja e pavarësisë
së shqiptarëve dhe e Kosovës, do
të destabilizonte marrëdhëniet me shtetet
fqinje, dhe së këndejmi, do të çonte
në krijimin e një Shqipërie të madhe.
Konkluzion ky, i barasvlershëm, dhe i përthithur
në tërësi nga ndërrimi i tezave
të falsifikuara të kuazishkencës historiografike
dhe, të politikës propagandistike zyrtare
e luftarake të Unionit të Serbisë dhe
të Malit të Zi.
Teza Shqipëria e madhe nuk është
argument historik, shkencor, as politik,por vetëm
gënjeshtër propagandistike e mbrojtjes së
tezës Serbia e madhe(!)
Pse politika, propaganda dhe diplomacia serbomalazeze
antishqiptare manipulojnë me armën
e tyre Shqipëria e madhe, për
historinë, për politikën as për
opinionin publik shqiptar, as për atë ballkanik
dhe evropian, nuk është ndonjë tezë
apo argument i ri apo i vjetër i kuazishkencës
dhe i kuazipolitikës së Unionit Serbomalazez,
por si dikur, ashtu edhe sot, manipulimi dhe spekulimi
i serbomëdhenjve me të, është vetëm
shpifje propagandistike e shovinizmit dhe e hegjomizimit
serbomalzez në disfavor të çlirimit
antikolonial të Kosovës, përkatësisht
të Shqipërisë Etnike. Pse disa shtete
të Evropës së dikurshme të Koncertit
Evropian dhe të Evropës së sotme
të Bashkimit Evropian, janë bërë
robër të Shqipërisë së
madhe, tezë kjo e trilluar vetëm nga
propaganda politike, religjioze dhe militariste e Serbisë
dhe e Malit të Zi, nuk e befason sfondin e politikës
dhe të opinionit gjithëshqiptar, si dhe të
historiografisë objektive përparimtare ndërkombëtare
ngase është recidiv i lashtë i Projekteve
të politikës bizantine të kolonializmit
serbomalazez.
Këtë konstatim tonin e provojnë në
më mënyrë të dokumentuar edhe Trillimet
dhe spekulimet e këtilla me të drejtën
legjitime të popullit shqiptar në njohjen
e shtetësisë, të pavarësisë
dhe të sovranitetit, përputhen vetëm
me pikëpamjet dhe me idetë serbomëdha
të Kishës Ortodokse Serbe, që pikëmbështetjen
e kanë në Programin e Naçertanisë
së Ilija Garashaninit (1844) në veprat nacionalshoviniste
të Dositej Obradoviqit (1783), në Memorandumin
e krijimit të Mbretërisë së Përbashkët
Serbosllave të mitropolitit serbomadh të
Karllovcit, Stefan Stratimiroviq(1804) drejtuar Oborrit
Mbretëror të Rusisë, gjatë periudhës
historiko-politike të sundimit të Katarinës
II, në veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili
konsiderohet si një nga urrjetësit dhe armiqtë
më të përbetuar të ilirëve
dhe të Ilirizmit.(Mr.Mehdi Hyseni, Kisha
ortodkse dhe shkenca serbe në funksion të
gjenocidit serb në Kosovë, Zëri, 6 gusht
1994,f.4).
Trillimi i tezës Shqipëria e madhe,
e cila është mjet opercionaluzies i makroprojketeve
të Kishës Ortodkse Serbe, dhe i politikës
kolonialiste të Serbisë së madhe, mund
të jetë jetë e pranueshme vetëm
për strategët me ide dhe me pikëpamje
regresive raciste, siç ishin Hitleri, Gebelsi,
Himleri dhe Slobodan Milosheviqi, sepse, thjesht, është
e dokumentuar historikisht si nga shkenca dhe politika
shqiptare, ashtu edhe nga ajo ndërkombëtare
demokratike, se teza Shqipëria e madhe,
është konstruksion dhe produkt demogagjik
i të gjitha projekteve dhe i programeve të
politikave kolonialiste të Serbisë dhe të
Malit të Zi, e kursesi dhe, në asnjë
mënyrë program politik i nacionalizmit
shqiptar, siç pohojnë edhe sot paturpësisht
(edhe në fillimshekullin XXI) politika, propaganda,
shkenca dhe Kisha Ortoddokse e Serbisë dhe e Malit
të Zi.
Lindë pyetja, edhe sa shekuj duhet të kalojnë
(kur, si mbi bazën antropoligjike, ashtu edhe në
atë historike, është provuar se territoret
e okupuara dhe të aneksuara të Shqipërisë
Etnike, janë të shqiptarëve, e jo të
serbëve, as të malazezëve imperialistë)
, e të binden njëherë e përgjithmonë
si kolonialistët racistë serbë, ashtu
edhe ata malazezë, se as Kosova, e as trevat e
tjera të Shqipërisë Etnike nuk janë
pronësi legjitime të tyre, por
vetëm plaçkë e paligjshme koloniale,
të cilën deshën s deshën,
tanimë janë krijuar të gjitha kushtet,
që në mënyrë paqësore, të
heqin dorë nga ajo në favor të titullarit
të saj të ligjshëm-Shqipërisë
Etnike.
Thjesht, manipulimi me termin politik Shqipëria
e madhe nga ana e kolonialistëve serbomëdhnej,
nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si atak
i vazhdueshëm terrorist ndaj së drejtës
së vetëvendosjes së shqiptarëve
në trojet e tyre etnike. Përderisa fundamentalistët
e qarqeve kishtare dhe qeveritare serbomëdha, spekulojnë
në sy të botës me tezën Shqipëria
e madhe, kjo tregon sheshit se Serbia as Mali
i Zi nuk janë të gatshëm që me rrugë
dhe me mjete paqësore, të heqin dorë
nga kolonizimi i Kosovës dhe i territoreve të
tjera të Shqipërisë Etnike. Kjo është
pengesa kryesore, që konteston jo vetëm njohjen
e pavarësisë së Kosovës, por edhe
të drejtën e shkolonizimnit dhe të pavarësisë
së territoreve të tjera të Shqipërisë
Etnike.
Duhet të nëvizojmë se, Serbia dhe Mali
i Zi tërë luftën e tyre politike dhe
propagandistike, (që karakterizohet nga urrejtja
patologjike ndaj shqiptarëve) e kanë zhvilluar,
dhe po e zhvillojnë edhe sot përmes parullës
Shqipëria e madhe, në mënyrë
që ta bindin dhe përvetësojnë
bashkësinë ndërkombëtare, se lufta
çlirimtare dhe politika kombëtare antikolonialiste
shqiptare, është në funksion të
gllabërimit të territorit serbomalazez, dhe
të terrorizmit shqiptar në Ballkan.
Asnjëra nga këto cilësime akuzuese të
politikës paranoide serbomalazeze, nuk janë
të qëndrueshme as në kutimin teorik,
as në atë praktik, sepse nuk është
politika paqësore shqiptare, as lufta çlirimtare
kombëtare shqiptare, që shkaktuan tragjedinë
e mijëra njerëzve të pafajshëm në
Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë,
por pikërisht ishte terrorizmi dhe gjenocidi i
institucionalizuar i realizimit dhe i konkretizimit
në praktikë i Projektit nacionalsocialist-bizantin
i Serbisë së Madhe, e jo, assesi i ndonjë
Shqipërie të madhe, siç
po gënjen me paturpësi diplomacia dhe propaganda
serbomalazeze me qëllim që ti përpunojë
disa nga fuqitë e mëdha botërore.
Pavarësisht nga sondazhet dhe trysnia e amalgamës
politiko-propagandistike e SMZ-së, dhe e mbështetësve
të tyre nga disa qarqe të caktuara të
bashkësisë ndërkombëtare, politika,
as lufta çlirimtare antikoloniale shqiptare,
nuk kanë asnjë arsye, që të heshtin
problemin e pazgjidhur kolonial të Kosovës,
as të trojeve të Shqipërisë Etnike.
Kur Serbia dhe Mali i Zi janë të gatshme,
që me çdo kusht ti mbrojnë tezat
e tyre të rreme dhe të sofistikuara në
kurriz të shqiptarëve dhe të tokave të
tyre etnike, duke harruar se prej tyre qe
më se një shekull, e kanë krijuar Serbinë
e Madhe, atëherë pse politika dhe faktori
gjithëshqiptar, të mos e mbrojnë të
vërtetën para botës, duke kërkuar
zgjidhje të drejtë përfundimtare për
çlirimin dhe ribashkimin e territoreve të
Shqipërisë Etnike, të kolonizuara nga
Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Në vazhdimësi,
politika shqiuptare nevojitet ta mbajë parasysh
faktin se, si Kosova, ashtu edhe trevat e tjera etnike
shqiptare në Ballakn, kërkojnë zgjidhje
dhe trajtim ligjor antikolonial, e jo zgjidhje kontesti
ndëretnik të së drejtave dhe lirive të
minoriteteve të ndryshme, të ngulitura në
hapësirat e Shqipërisë Etnike.
Natyrisht, se kjo strategji e politikës kombëtare
dhe antikolonialiste shqiptare ua vret veshin
si kolonialistëve serbomëdhenj, ashtu edhe
partizanëve të tyre neokolonialistë,
mirëpo, ne nuk kemi tjetër alternativë
politike as kombëtare përpos çlirimit
antikolonial dhe mbrojtjes së ligjshme të
Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë
Etnike.
E drejta e vetëvendosjes versus ndërtimit
të egër
kolonial serbomadh+sllav në Shqipërinë
Etnike
Vetë zvarritja e moszgjidhjes së statusit
përfundimtar të Kosovës, provon qartaz
se tendencat e politikës ndërkombëtare
të fuqive të mëdha kanë për
qëllim që, së pari shqiptarëve dhe
Shqipërisë kolonizuar etnike, tu imponojnë
ndërtimin e modeleve të ashtuquajtura multietnike,
pluraliste e integrative me emërues dhe titullarë
rajonalë dhe subrajonalë të dikurshëm
dhe të sotshëm të sferës ndikuese
sllave, në mënyrë që me kalimin
e viteve (10, 15, 20) të davaritet nga kujtesa
historike dhe kombëtare e shqiptarëve se,
ndonjëherë ka pasur problem kolonial shqiptar
në Ballkan, dhe kështu të pajtohen me
vetëkapitullimin e tyre të vullnetshëm.
Kjo është esenca e teorisë së dominos
së diplomacisë ndërkombëtare, që
synon ta zgjidhë probemin e Kosovës dhe të
shqiptarëve, jo në kontekstin e së drejtës
së vetëvendeosjes (sikurse popujt e tjerë
të shkëputur nga Serbia e Madhe, maqedonët,
sllovenët dhe kroatët), por në atë
multietnikizimit, të pluralizimit dhe të demokratizimit
ndëretnik të përbashkësisë
së minoriteteve të ndryshme. Po qe se spontanisht
politika kozmopolite shqiptare, do të pajtohej
me një kompromis të këtillë antikombëtar
dhe antishtetëror gjithëshqiptar, atëherë
do të jetë e pashmangshme, dhe e pashtyshme
shfaqja e luftës së përgjithshme popullore
kundër sundimit kolonial serbosllav.
Për të mënjanuar politikën e diktatit
të fuqive të mëdha botërore, dhe
ndërtimin e egër kolonial serbomadh
në Kosovë, dhe në viset e tjera të
Shqipërisë Etnike, politika shqiptare në
saje të bashkimit dhe të arritjes së
konsensusit të saj, është e detyruar,
që ta shfrytëzojë si mjetin parësor
të saj të ligjshëm, të drejtën
e vetëvendosjes, e cila është sanksionuar
si në Kartën e Kombeve të Bashkuara,
ashtu edhe në të gjitha aktet dhe konventat
ndërkombëtare, që përbëjnë
parimet themelore juridike të së drejtës
ndërkombëtare, në saje të së
cilave edhe kombi i kolonizuar shqiptar në Ballkan,
e gëzon të drejtën legjitime, dhe e ka
për detyrë, që ti shkundë
përgjithmonë vargonjtë e tiranisë
koloniale serbosllave. Pa realizimin e së drejtës
së vetëvendosjes, Kosova dhe shqiptarët
(me gjithë kënaqësinë
e vampirizimit të doktrinës dhe të praktikës
50-vjeçare të pluralizmit dhe të demokracisë
kardeliste dhe titiste) e tjerë në hapësirat
e tjera të Shqipërisë Etnike, do ta gëzojnë
vetëm minimumin e minimumit të statusit të
dikurshëm politik të përkatësisë
minoritare, sikurse në RSFJ-në e Titos, në
RFJ-në e Slobodan Milosheviqit dhe
në FYROM-in e Kiro Gligorovit dhe të Boris
Trajkovskit.
Sa vjet duhet të përkujtohen institucionet
ndërkombëtare, dhe titullarët e diplomacisë
preventive ndërkombëtare, se e drejta e vetëvendosjes
së kombit shqiptar në Ballkan, nuk mund të
zëvendësohet me pajtimin e ideve dhe të
koncepteve koloniale të sllavizmit dhe të
pansllavizmit, të cilat edhe sot, në fillimshekullin
XXI, duan ti imponohen me çdo kusht dhe
me të gjitha mjetet, në emër të
basdardimit të lirisë dhe të qytetërimit
demokratik botëror. Pikërisht, strategjia
dhe taktika e këtillë e frikësimit të
abuzuesve të së drejtës së vetëvendosjes
dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar,
kanë ndikuar, dhe po ndikojnë me të madhe,
që në sfondin e politikës shqiptare,
ti gjejnë vasalët e tyre, të zhvillojë
ndjenjën dhe shprehinë e inferioritetit dhe
të kapitullimit para së vërtetës
historike të Kosovës dhe të Shqipërisë
Etnike.
Fatkeqësisht, vetë prolongimi i moszgjidhjes
së statusit të Kosovës, dëshmon
se kanë ardhur në shprehje individë,
dhe grupe vasale të interesit, të cilat edhe
janë bërë faktorë relevantë
dhe të dëgjueshëm në përçuarjen
e projektideve dhe të koncepteve poltike të
propagandës së huaj armiqësore serbe
dhe proserbe për ti vënë
kapak kolerës kolonialiste sllave mbi Kosovën
dhe mbi tokat e tjera indigjene të shqiptarëve
në Ballkan. Ska dyshim se, përfitimet
e përkohshme personale, teknike dhe materiale i
kanë verbuar elitat e dëgjueshme
politike shqiptare para interesave vitale kombëtare,
shtetërore, kulturore, tradicionale dhe historike
të kombit dhe të shtetit të tyre etnik,
i cili në shekuj, (që nga periudha historike
ilire, periudha historike e lavdishme e Skënderbeut,
e deri në ditët e sotme të shekujve XX
dhe XXI, që historia, tradita, kultura, arti dhe
identiteti kombëtar shqiptar identifikohen me emrin
e famshëm të humanistes botërore, Nënë
Tereza, dhe me emrin e shquar të Ismail Kadares
) i ka kontribuar qytetërimit evropian dhe botëror.
Të gjitha politikat shqiptare, e gjithë inteligjencia
shqiptare, si dhe i gjithë kombi shqiptar, duhet
zgjohemi nga letargjia e vdekjes klinike
politike, të mos pranojmë asnjë formulë
eklektike (qoftë ajo edhe e dekoruar me justifikime
strategjike të partnerizmit multilateral të
fuqive të mëdha botërore), që do
të favorizonte përmbajtjen e devizës
robëruese kolonialiste serbomadhe, të ashtuquajtur
Shqipëria e madhe pas së cilës
fshihet i tërë bagazhi i politikës gjenocidale
pushtuese, dhe i prirjeve të reja,
demokratike, multietnike dhe
civilizuese të Unionit të Serbisë
dhe të Malit të Zi. Duhet ti besojmë
vetëvetes, se ka ardhur ora vendimtare e kthesës
historike në favor të realizimit të së
drejtës së vetëvendosjes së kombit
shqiptar në Ballkan. Pavarësisht nga simulimet
dhe traktativat e qarqeve të ndryshme diplomatike
ndërkombëtare, se e vetmja zgjidhje
fatlume politike e problemit kolonial shqiptar
në Ballkan është pajtimi multietnik,
ne nuk duhet të tregohemi naivë, duke u frikësuar
dhe besuar që, me çdo kusht të pranojmë
këtë formulë të kompromisiti
politik, sepse në të njëjtën kohë,
do ta eliminonim vetëveten nga jetësimi i
së drejtës së vetëvendosjes. Këmbëngulësia
e politikës sonë të njësuar largpamëse
në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes,
do të ndikonte pozitivisht si te partnerët
e politikës ndërkombëtare, ashtu edhe
në kundërshtimin e prerë të çdo
ndikimi të jashtëm ultimativ, që ka për
qëllim të përçajë unitetin
politik shqiptar, duke krijuar nebuloza dhe dilema të
rrezikshme në artikulimin e këreksës
së ligjshme të vetëvendosjes.
E drejtë e ligjshme dhe demokratike është
që, çdo popull në botë, të
insistojë në realizimin e kërkesës
së vetëvendosjes, së këndejmi edhe
e kombit shqiptar në Kosovë dhe në Ballkan.
Është gabim, dhe meriton çdo gjykim
psikologjia ilegale politike, e cila kërkesën
e politikës shqiptare për vetëvendosje,
e sofistikon në skajshmëri, duke e cilësuar
atë si antipode dhe të kundërligjshme
me projektet strategjike intgeruese evropiane.
Përkundrazi, njohja e së drejtës së
vetëvendosjes së Kosovës, përkatësisht
e Shqipërisë Etnike nga ana e bashkësisë
ndërkombëtare, do të ishte në funksion
të drejtpërdrejtë dhe me interes të
shumëfishtë për integrimin, bashkëpunimin,
paqen, sigurinë, si dhe për format e tjera
organizative institucionale në shkallë evropiane
dhe ndërkombëtare. Fundja, shqiptarët
e meritojnë të intgerohen në Evropë,
sepse edhe aty e kanë vendin, si populli më
i lashtë i kulturës dhe i civilizimit të
saj perëndimor. Kjo e drejtë dhe imperativ
i pashmnagshëm janë realitet, dhe nuk durojnë
anatema dhe akuza të paqëndrueshme të
disa diletantëve politikë, të cilët
për hir të karrierizmit dhe interesave të
tyre personale, titullarët e ligjshëm të
kërkesës së vetëvendosjes për
Kosovën, përkatësisht për Shqipërinë
Etnike, i akuzojnë para UNMIK-ut, KFOR-it, NATO-s,
BE-së, OSBE-së, OKB-së dhe SHBA-së,
se ata janë me koncepte të vjetra, dhe me
qëndrime politike ekstremiste dhe radikale,
të cilët janë pengesa kryesore
e ribashkim-vëllazërmit intgerues
me minoritetet e tjera në Kosovë. Kështu,
të paktën flasin raportet zyrtare të
organizatave dhe të institucioneve të theksuara
ndërkombëtare, të cilat si rrejdhim i
politikës së nëndheshme negative antishqiptare,
edhe janë duke i riformuluar pikëpamjet dhe
qëndrimet e tyre politike lidhur me trajtimin dhe
me zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Kërkesa politike për vetëvendosje, që
nënkupton shkolonizimin e Kosovës dhe të
trojeve të tjera etinike shqiptare, assesi nuk
mund të cilësohet si kërkesë e ilegjitime
ose kriminale-terroriste, ashtu siç
po trumbeton në të gjitha sofrat
ndërkombëtare politika e jashtme dhe diplomacia
propagandistike zyrtare e Unionit të Serbisë
dhe të Malit të Zi, por është legale
dhe legjitime, e cila mund të realiziohet me rrugë
politike paqësore, dhe duke përdorur forcën,
si mjet të fundit, i pëlqeu kjo politikës
së Shqipërisë së madhe
sermbalazeze apo aleatëve të saj latentë
shqipfolës. Prandaj, duhet të turpërohen
dhe, të tregohen të vetëpërmbajtur
sahanlëpirësit dhe kolaboracionistët
e Serbisë dhe të Malit të Zi se, sepse
kërkesa e vetëvendojes së Kosovës,
përkatësisht e Shqipërisë Etnike,
nuk është në kundërshtim me proceset
integruese të transicionit evropian, as me UNMIK-un,
as me KFOR-in e as me NATO-n, e as me OKB-në, por
është në konfrontim të drejtpërdrejtë
me politikën e sundimit kolonial serbomalazez+sllav.
Për më tepër, më e preferueshme
do të ishte që argatshtia mëditëse,
e cila po vepron sa fshehur, sa haptazi kundër
interesave jetike të Kosovës, përkatësisht
të Shqipërisë Etnike, ti pezullojë
të gjitha aktivitetet dhe fushatat ilegale propagandistike
kundër veprimtarëve të devotshëm
të çështjes së pavarësisë
së Kosovës-Shqipërisë Etnike, sepse
dita-ditës testimet e politikës së forcës
po bëhen rregull, dhe jo përjashtim. Kështu
që, së shpejti pritet të marrë fund
edhe dritëshkurtësia dhe egërsia e honxho-bonxhosëve
të Mihal Gramenos si art i survejimit
dhe i shpifjes së terrorizmit shqiptar,
sipas listës së zezë rekomanduese të
miqësisë së deritashme të
politikës pushtuese kolonialiste të Serbisë
dhe të lait të Zi.
* Autori është bashkëpunëtor shkencor
i American Diplomacy, North Carolina, USA.
|