RTVZIK · NOSTALGJIFaqja e sotmeModeli i parĂ«200920102012HumorArgëtimFoto

RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizë | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Përjetime | Texte-melodi-logo për SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipëtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarë lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipëtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kënget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikë | Muzikë1 | Muzikë2 | Muzikë3 | Muzikë4 | Muzikë5 | Muzikë6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipëriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK
RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
H I S T O R I

HH I S T O R I

Respekt për 600-vjetorin e Skënderbeut Printo
Tuesday 11 January 2005
Gjergj Kastrioti "Skenderbeu"
600 - vjetori i lindjes

Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane kërkon nderimin e përvjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar

Respekt për 600-vjetorin e Skënderbeut

Të ftuar edhe kryeministri Berluskoni, senatorë e studiues

Lorina Mixha & Luan Kondi

Një tjetër nismë në përvjetorin e 600-të të lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skë-nderbeu), vjen nga jashtë Shqipërisë .

Shteti shqiptar ende nuk e ka nisur punën për kremtimin e ngjarjes më të rëndësishme të këtij viti edhe pse drejtori i përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit e ka publikuar këtë eveniment kulturor dhe historik dy muaj më parë, në kohën kur stërnipi i Heroit tonë Kombëtar shkeli tokën e të parëve të tij, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe historiani dhe botuesi i njohur dr. Costanzo D'Agostino. Në kohën që dy miqtë nga shteti fqinjë vizituan Arkivin e Shtetit, profesor Sinani i njohu ata me pasurinë dokumentare të institucionit që drejton për periudhën e lavdishme nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Iniciativa e dr. D'Agostinos
Për habinë e të gjithëve një organizatë kulturore me qendër e veprim në Itali, e quajtur Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane merr disa nisma që i shndërron në fushata kulturore për rritjen e ndjeshmërisë qytetare ndaj pasurive të rrezikuara ose që kërkojnë mbrojtje. Në momentin e tanishëm, sipas historianit dhe botuesit të mirënjohur italian dhe mikut të Shqipërisë dr. Costanzo d'Agostino, nismë dhe argument parësor për një fushatë informuese e ndikuese është fati i ndërtesës së njohur me emrin “muzeu kombëtar i makaronave”, që ndodhet pranë selisë së presidentit të Republikës “Quirinale”, në sheshin “Skënderbeg” në Romë, nr. 117. Ky Komitet ka publikuar herë pas here disa deklarata dhe artikuj në shtypin italian “për të bërë presion ndaj institucioneve kulturore dhe arsimore të Italisë, me qëllim që të bëhet e mundur që një pjesë e kësaj ndërtese të vihet në shërbim të ruajtjes së dëshmive burimore dhe të kujtesës historike të princit Gjergj Kastrioti, themelues i Shqipërisë moderne dhe pronar i parë i kësaj ndërtese (1466), që është e njohur në histori me emrin “Pallati i Skënderbeut”. Sipas tyre çdo ide dhe çdo solidarizim me këtë nismë, automatikisht bën pjesë në veprimin e shpallur të Komitetit për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane”. Sipas njoftimit të fundit të këtij komiteti, “mjeti më i fuqishëm për të arritur qëllimin e mësipërm tani është informacioni, shtypi dhe interneti”.

Kultura e tradhtuar
Disa nga deklaratat publike të Komitetit për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane janë: “Kultura e tradhtuar”, “Një muze kombëtar makaronash në Pallatin Skënderbeg”, “Pallati Skënderbeg dhe kultura e tradhtuar”, “Thirrje shoqatave kulturore që mbrojnë trashëgiminë evropiane”. Duke iu referuar një artikulli të botuar në “Il Sole 24 ore” disa kohë më parë nga gazetari P. Macchioni për spekulimet me këtë vend historik për qëllime fitimi, ku ndër të tjera thuhet se “çmimi i një pjate makaronash në muzeun kombëtar të pastave në sheshin ‘Skënderbeg' është 10 euro, më i shtrenjti në Romë, për shkak se gjatë shërbimit të drekës ofrohet edhe një përshkrim me zë (auditiv) i historikut të zhvillimit të teknologjisë së makaronave, që në fakt përfaqëson një pseudo-kulturë banale”, Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane shtron pyetjen ironike: “Ç'do të thoshte Gjergj Kastriot Skënderbeu, nëse për një çast do të kthehej midis të gjallëve, duke asistuar këtë mistifikim? Përgjigjja për këtë pyetje nuk mund të jetë vetëm dhe përjashtimisht kulturore. Një përgjigje të shpejtë dhe ashtu siç e kërkojnë rrethanat do të japë Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane”, mbyllet ironikisht thirrja në emër të këtij komiteti. Në një tjetër artikull me titullin “Pallati Skënderbeg dhe kultura e tradhtuar” të Komitetit për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane” thuhet: “Një grup qytetarësh, sigurisht të ndjeshëm ndaj kulturës, janë duke kërkuar rrugët dhe zyrat e rëndësishme në Romë, përmes një numri thirrjesh dhe protestash kundër muzeut kombëtar të makaronave në “Pallatin Skënderbeg”.

Piktura e vjedhur e Rembrandtit për Skënderbeun

Vërtet piktori i madh holandez Van Rijn, i mbiquajtur Rembrandt (1606 - 1669) ka realizuar një portret të Skënderbeut tonë. Në librin “Scanderbeg un eroe moderno” është vendosur ky portret, riprodhuar sipas një fotografie të origjinalit, që ishte në pronësi të familjes së dr. Alessandro Castriota Skënderbeut dhe i atribuohej Rembrandtit. Gjithsesi, portreti është i shkollës rembrandtiane. Ka gjasa që ta ketë realizuar edhe ndonjë nga nxënësit e njohur të Rembrandtit dhe më pas është prekur nga dora e mjeshtrit të madh. Të paktën hamendësohet edhe kjo, për shkak të vlerave artistike të portretit. Po ajo teknikë e lartë e holandezit të famshëm, hijet e forta, muzgjet me kufij të tretur dhe dalja në dritë të fortë, duke ruajtur atë stil morbid dhe tejet delikat. Veshja nuk është e rëndë absolutisht, që përkon, me vizionin strategjik të bëmave të Skënderbeut, një këmishë e purpurt me lidhëza dhe një rrip lëkure mbi gjoks, ndoshta i shpatës që nuk duket apo i çantës me dokumente. Rembrandti nuk ka qenë në Itali, por kur u vendos në Amsterdam, punoi për ca kohë me piktorin P. Lastmann, që kishte jetuar në Romë dhe kishte përfituar mjaft nga arti italian, ndërkaq dihen kontaktet e Rembrandtit dhe interesi i tij për iluminizmin karavaxhian.

 

 

 

Drejtori i AQSH-së: Nuk harrohet 600-vjetori i lindjes

Drejtori i përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit e ka deklaruar vitin jubilar të Skënderbeut për miqtë nga Italia, njëri prej të cilëve ishte pikërisht stërnipi i Heroit tonë Kombëtar, Alessandro Kastriotta. Sipas profesor Sinanit, në këtë rast dipolmacia shqiptare duhet të jetë më aktive për të mundësuar që monumenti i Skënderbeut të ngrihet edhe në qytete e kryeqytete të tjera të Evropës. Duke revokuar të shkuarën, Sinani ka përmendur se në 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, edhe pse Shqipëria ishte nën sundimin komunist ka bërë një punë të mirë në organizimin e konferencës shkencore albanologjike, apo dhe me shpalljen e konkursit për krijimin më të mirë në letërsi.

Atëherë në kujtim të Heroit, po atë vit u botuan dy nga romanet më të mira me temë historinë e Skënderbeut, që vlerësohen edhe sot nga lexuesit. Arkivi i Shtetit ka mundur të sigurojë dokumente të panjohura më parë për Gjergj Kastriot Skënderbeun që pritet t'i ekspozojë në një pavijon vitin që vjen, në 600-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit.

Dokumentet
Në këto dokumente përfshihen pjesë të korrespondencës së familjes Kastrioti me familjet e mëdha të Evropës Qendrore, apo asaj Lindore. Por mund të jenë edhe letërkëmbime me aleatë të kohës. Këto dokumente nuk janë zbardhur ende, pasi nuk është e lehtë të lexohen, pasi të gjitha këto dokumente janë shkruar me dorë, pra janë dorëshkrime e duhet të njohësh shkurtimet e kohës. Sinani mendon se duhet të kishte një fjalor të shkurtimeve, i cili ekziston në gjuhë të tjera, por, fatkeqësisht, jo në gjuhën shqipe. Por, megjithatë, historianët mund t'i përdorin këto dokumente, madje edhe mund t'i lexojnë. Këto dokumente janë ruajtur deri dje në arkivat jashtë Shqipërisë, pasi në kohën e pushtimit turk ishte shumë e vështirë t'i ruaje ato dokumente që vinin nga familjet e mëdha të Italisë, Francës, pasi mbi katër shekuj autoritet sundues në Shqipëri ishte Perandoria Osmane që nuk e lejonte një gjë të tillë apo i shkatërronte këto korrespondenca, pra këto lidhje. Rreth 100 vjet pas pushtimit Perandoria Otomane kishte dëshirë të njihte ndonjë autoritet përëndimor për mbrojtur të krishterët. Kështu ata kanë nënshkruar për këtë me Austro-Hungarinë, por kurrsesi me Vatikanin. Kjo është edhe tema e re që hapet. Në këto dokumente shkruhet drejtpërsëdrejti për probleme të kohës.

Do ta kujtojë Skënderbeun 600-vjeçar
Presidenti i Kosovës në Prishtinë, Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane në Itali, Biblioteka Mbretërore e Kopenhagës në Danimarkë dhe një grup albanologësh hungarezë e austriakë, përfshirë studiuesin Istvan Shultz, janë deri më tani promovues të katër nismave për nderimin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit. Ndërsa në Shqipëri, Gjergj Kastrioti luan “biz” me Ismail Qemalin në shfaqjet humoristike televizive. Asnjë nismë shtetërore nuk është shpallur, ndonëse për të përgatitur një përkujtim të denjë të këtij jubileu do të ishte dashur të merrej një vendim 2-3 vite më parë.

Pasardhësit Kastriotas

Alessandro e Giulio Castriota Scanderbeg D'Albania. Janë emrat e dy vëllezërve që mbajnë të njëtin mbiemër “Castriota Scanderbeg D'Albania”. Sipas studiuesit Gennaro Francione, eksodet e mëdha të shqiptarëve për në bregun tjetër të Adriatikut do të merrnin me vete dhe familjen e prijësit të madhërishëm shqiptar. Faktet zyrtare që kanë përpiluar historinë e çonin deri në tre-katër breza vazhdimin e Kastriotëve.

Gjenealogjia e Familjes së Skënderbeut

  • Djali i vetëm i Skënderbeut
    Gjoni, pas vdekjes së të atit, jetoi në domenin e vet mbi Gargano e më pas, nga 1485, kur lulëzon qyteti i Shën Pjetrit në Galatina në Tokën e Otrantos. Ka pasur titullin Dukë, duke i shtuar dhe atë të Kontit të Soletos.
  • Martesa
    Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë, mes të cilëve Konstandinin, peshkop në Insernia, Ferdinandin, që qeveriste domenin feudal të Kastriotëve dhe Marien, grua e kulturuar që njihte shkëlqyer letërsinë greke e latine.
  • Nipi i Skënderbeut
    Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzën e Dukës së Nardosë, patën shumë fëmijë si Erinën, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)…, me titullin Baron dhe nga kjo degë familjare pati pasardhës deri në fund të vitit 1700.
  • Dega tjetër
    Ndërsa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjetër familjare e Kastriotëve, të cilët u shpërngulën në Napoli në vitet 1700 dhe janë atje deri në ditët tona.
 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com